E enjte, prill 24, 2014 Kosova 07:50

VOX

A do të lëvizin lirshëm të rinjtë më 2013?

Ilustrim
Ilustrim
Madhësia e shkronjave - +
Institucionet kosovare edhe pse kanë miratuar ligje të shumta e strategji që kanë për synim përafrimin e Kosovës me Bashkimin Evropian, e në veçanti për çështjen e liberalizimit të vizave, para vetes kanë ende shumë sfida.

Megjithatë, nga Ministria e Integrimit Evropian thonë se në përgjithësi institucionet e vendit janë të përkushtuara në përmbushjen e të gjitha kritereve për liberalizimin e vizave.



Por, qytetarët në rubrikën tonë të përjavshme VOX japin mendime të ndryshme rreth asaj se a do të lëvizin lirshëm gjatë  vitit 2013. Disa nga ta thonë se Kosova ende nuk i ka përmbushur kriteret për liberalizim, derisa të tjerë shprehen optimistë  se gjatë këtij viti që sapo hymë, do të mund të  lëvizin lirshëm.

“Besoj që po. Nëse liberalizohen do të shkojmë në vizita, apo edhe do të gjejmë punë jashtë vendit, për shkak se të ardhurat jashtë vendit janë më të mira se në Kosovë”, shprehet Hamdi Hoti, qytetar.

Derisa Elion Krasniqi shprehet pesimist sa i përket liberalizimit të vizave në vitin 2013:

“Nuk do të liberalizohen vizat, sepse po mendoj që politikat tona më shumë po e ndjekin interesin e tyre. Qejf kam shumë të lëviz lirshëm jashtë shtetit, por nuk mundem pa vizë”.

Ngjashëm shprehet edhe Bashkim Mazreku:

“Nuk besoj, për shkak se nuk i kanë përmbushur kushtet për liberalizim. Dëshirë kisha pasur shumë dhe mendoj se është dëshirë e çdo qytetari të lëvizë  lirshëm, por nuk kam fare shpresë se do të ndodhë këtë vit”.

Derisa Sehedin Gashi ka një mendim ndryshe nga shumë të anketuar.

“Unë besoj që jo. Mua nuk më duhet asgjë viza, por sikur të liberalizoheshin, do të bëhej mirë”, thotë Sehedini.

“S’ka shanse të liberalizohen vizat. Sikur të liberalizoheshin, unë do të shkoja jashtë shtetit për studime, por jam shumë pesimist se kjo do të ndodhë gjatë këtij viti”, shprehet Florim Hasimja.

Ndërkaq, Argjent Bytyçi mendon se sikur qytetarët të mund të lëvizin lirshëm, do të ishte shumë mirë:

“Nuk ma merr mendja. Sikur të liberalizoheshin do të  ishte mirë. Unë për vete nuk do të shkoja askund për shkak se e kam biznesin tim këtu, por do të bëhej mirë për qytetarët sikur të liberalizoheshin vizat”.

Por, ka edhe të  rinj që mendojnë se liberalizimi i vizave do të ishte një mundësi e mirë për t’u shkolluar jashtë vendit. Këtë e thotë Arlinda Morina:

“Mendoj që ky vit do të jetë më i mirë dhe do ta arrijmë liberalizimin e vizave . Mendoj që do të ishte një mundësi e mirë, sidomos për të studiuar jashtë shtetit”. 

“Do të ishte në favor të qytetarëve, sepse do të ishte një mundësi e mirë, qoftë për të studiuar apo punuar jashtë vendit”
, thotë e reja e anketuar, Arbëresha.

Ndërkaq, Ernest Gashi thotë se po të liberalizoheshin vizat do të vizitonte shumë vende:

“Nuk e di a do të liberalizohen. Sikur të bëhej, do të ishte mirë, do të shkoja më shpesh në  vizitë jashtë vendit, përndryshe për të jetuar jashtë Kosovës, nuk kam qenë asnjëherë i interesuar”.

Edhe ekspertët e integrimeve evropiane kanë deklaruar disa herë se liberalizimi i vizave për kosovarët vështirë se mund të ndodhë gjatë vitit 2013, për shkak të siç thonë ata, Kosova nuk është duke ecur me ritmin e duhur drejt liberalizimit të vizave.

E, Kosova dhe qytetarët e saj thuhet se aktualisht mbeten më të izoluarit në Evropë, sa i përket lirisë së lëvizjes.

Ariana Kasapolli - Selani

arianakasapolli+gmail.com

Ariana Kasapolli - Selani ka lindur më 15.04.1980 në Prishtinë. Shkollimin fillor, të mesëm dhe universitar e ka ndjekur në Prishtinë, ku edhe ka diplomuar në Fakultetin e Gazetarisë. Si korrespondente e Radios Evropa e Lirë punon që nga viti 2009. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : mahmut Prej : strazburg
03.02.2013 18:25
un mendoj se me dal te rit jasht vendi bahet faqja e zez po mo kan mir jasht vendi kishin nejt kta politikanet po keta e kan provue krejt po thmin e ture nuk i lan me dal jasht hiq ose shkojn e kthehen meniher ndash me nem nierin thuej shkofsh ne gurbet po a nuk pe shihni shka po bahet jashta.

Nga : trendelina
06.01.2013 20:46
meqe nuk kam pasur rastin te flas ne radio, atehere po shprehem ketu. une mendoj se nuk ka gjasa qe viti 2013 te jete vit i levizjes se lire per kosoaret. skandalet e nje pas njeshme qe po i degjojme ndikojne shume keq pikerisht ne liberalizimin e vizave. pastaj papunsia e madhe qe mbreteron tek ne eshte njeri nga faktoret qe e pamundeson nje gje te tille... e shume e shume gjera negative si lulzimi i korupsionit e privatizimi i shtetit!
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
04.02.2013 00:08
Kosova nuk eshte aq Zi sic po e paraqet ti.
Te gjitha shtetet ne Ballkan kan te njejtin nivel te te gjitha ketyre qe i shpreh ti.
Qdo gje mvaret vet nga Bashksia Europiane.
Kosova me tere popullaten e saje eshte si dy Lagje (Mahalle) te Berlinit.
Shendet.
Krejt do ishet sjell njejt si qeveriane pushtet .
Pushteti te verbon.