E premte, nëntor 28, 2014 Kosova 05:07

Aktuale

Serbët në Kosovë për Kërshëndellat ortodokse

Ilustrim
Ilustrim
Me rastin e Krishtlindjeve ortodokse, nga Serbia në Kosovë pritet të hyjë një numër i konsiderueshë m i qytetarë ve serbë, të cilët jetojnë në Serbi apo që më  parë kanë jetuar në Kosovë.

Zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Arbër Beka, tha për Radion Evropa e Lirë, se me rastin e kësaj feste në Kosovë pritet të hyjnë rreth 60 persona.

“Qeverisë së Republikës së Kosovës iu ka parashtruar një kërkesë e tillë lidhur me vizitën e të zhvendosurve dhe pelegrinëve, të cilët do të bëjnë një vizitë në Kosovë me rastin e Kërshëndellave ortodokse. Bëhet fjalë për një kërkesë për dy autobusë  ose 62 persona, pra kjo kërkesë është miratuar nga Qeveria e Kosovës”, bëri të ditur Beka.

Në festat e tilla të ngjashme, për sigurinë e atyre personave që nga Serbia hyjnë  në Kosovë zakonisht përkujdeset Policia e Kosovës dhe ajo e misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX. Por, siç bë ri të ditur Beka, kësaj radhe nuk do të ketë përcjellje të pelegrinëve.

Arbër BekaArbër Beka
x
Arbër Beka
Arbër Beka
“Është analizuar nga zyrtarë t e Policisë së Kosovës, pasi që ata kanë kërkuar edhe përcjellje të policisë, mirëpo bazuar në gjendjen e sigurisë, bazuar po ashtu edhe në vlerësimet e raporteve të lirisë së lëvizjes, të një jtiti janë të lirë të lëvizin anekënd territorit të Republikës së Kosovës dhe nuk ka nevojë për ndonjë eskortë policore”, deklaroi Beka, për të shtuar se megjithatë policia ka planet policore për çdo festë dhe tubimin të qytetarëve.

Mirëpo, eksperti për çështje të sigurisë, Nuredin Ibishi, konsideron se pavarësisht përmirësimit të situatës së sigurisë në Kosovë, në raste të tilla kur ka hyrje të qytetarëve nga Serbia në Kosovë, duhet që në vazhdimësi të ketë përcjellje të tyre.

Kjo, sipas Ibishit, duhet të bë het që të mos ndodhë  ndonjë provokim apo incident ndërmjet të ardhurve dhe vendasve.

“Kalimi i tyre në pë r pjesë të ndryshme ku janë të banuara me shqiptarë  mund të has në provokime të ndërsjella. Kjo mund të sjell deri të një konflikt. Për kë të konsiderojë se është e arsyeshme dhe e mirë që në se ata do të vijnë në mënyrë të organizuar, të bë het përcjellja e tyre ashtu siç është bërë edhe më  herët. Pra, mendoj se duhet të bë het përcjellja, pasi që nëse ndodh ndonjë incident, do të dilte një porosi e keqe pikërisht në kë të kohë, në të cilën ndodhet Kosova”, tha Ibishi pë r Radion Evropa e Lirë.

Nga ana tjetër, autoritetet e Kosovës nuk e kanë lejuar vizitën e presidentit të Serbisë në Kosovë për festën e Kërshëndellave ortodokse.

Serbë në Kosovë për Krishtlindjet ortodokseSerbë në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse
x
Serbë në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse
Serbë në Kosovë për Krishtlindjet ortodokse
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, në letrën e tij dërguar shefit  të Zyrës së Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar, shkruan se “leja për presidentin Nikolliq dhe stafin shoqërues dhe anëtarët e familjes, për të vizituar Republikën e Kosovës, nuk është dhënë”.

Në letrën e tij, e cila u është dërguar mediave, Kuçi, që i është përgjigjur letrës së Zhbogarit, me të cilën transmetohet kërkesa me shkrim e palës serbe për lejimin e vizitës së Nikolliqit, i thekson rastet kur nuk është lejuar vizita e ministrave të Kosovës për ta vizituar Preshevën.

Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, ka deklaruar se nuk do të shkojë  për Krishtlindjet Ortodokse në Kosovë, pasi nuk dëshiron që Prishtina të vendosë  se a do të shkojë  apo jo ai në Kosovë.

Meqë Serbia nuk e njeh shtetësinë e Kosovës, vizitat e tilla të zyrtarëve serbë në vend viteve të  kaluara janë realizuar pas miratimit të zyrave të BE-së në të dyja vendet.

Pavarësisht pretendimeve që këto vizita të kenë qëllim fetar, në të kaluarën nuk kanë munguar deklarimet për çështje politike, të cilat politikanët serbë i patën bërë në Kosovë.

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum