E enjte, gusht 21, 2014 Kosova 18:03

Aktuale

Zgjedhjet pa opozitën do të jenë jolegjitime

Maqedoni
Maqedoni
Kryetari i parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski ka njoftuar se menjëherë pas festave do ta nënshkruajë datën e zgjedhjeve të ardhshme lokale pa marrë parasysh nëse të njëjtat i bojkoton opozita maqedonase. 

Ndërkohë që të martën nga kabineti i tij nuk kanë dhënë informacione se kur do të mund të ndodh kjo me saktësi.

Nuk mund të them me saktësi se kur Parlamenti i Maqedonisë do të nëshkruajë datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore”, është shprehur Stevo Pendarov, zëdhënësi i kabinetit të kryetarit të parlamentit duke sqaruar se zgjedhjet lokale do të thirren, pa marrë parasysh nëse në to marrin pjesë ose jo të gjitha partitë politike, ngase siç ka theksuar, kjo paraqet dhe obligim ligjor për kreun e parlamentit.

Zgjedhjet mund të shtyhen vetëm në gjendje të jashtëzakonshme, gjendje lufte apo rrethana të ngjashme, por jo nëse dikush paralajmëron se nuk do të marrë pjesë në procesin zgjedhor”, kanë sqaruar nga kabineti i kryetarit të Parlamentit të Maqedonisë

Ndryshe, partia më e madhe maqedonase LSDM sonte në një “mini kongres” do të marrë vendim se a do të marrë pjesë ose jo në zgjedhjet vendore që sipas rregullativës ligjore nëse deri në fund të javës shpallen zgjedhjet, të njëjtat duhet të mbahen në periudhën kohore prej 24 marsit deri më 14 prill.

Nga LSDM para mbajtjes së takimit të sotëm të kryesisë nuk kanë dashur të japin hollësi lidhur me vendimin dhe kërkesat që do ti drejtojnë qeverisë.

Nga ana tjetër, analistët politikë vlerësojnë se të gjitha opsionet janë të mundshme, por një gjë sipas tyre është më se e qartë, se kryeministri Nikolla Gruevski nuk do të heq dorë nga mbajtja e zgjedhjeve.

Vullneti i VMRO-DPMNE-së është se pavarësisht se si do të jetë gjendja, gjegjësisht vendimi i opozitës ata të shkojnë në zgjedhje. Mirëpo, ato zgjedhje do të jenë jo legjitime nëse eventualisht LSDM i bojkoton”, shprehet Alajdin Demiri, duke shtuar se gjasat për të bojkotuar zgjedhjet nga ana e LSDM janë maksimale si pasojë e shumë defekteve në vet kodin zgjedhor.

Fatkeqësia është se partitë politike shqiptare nuk e shfrytëzojnë këtë rast që të instalojnë një kod zgjedhor që mundëson zgjedhje fer dhe demokratike dhe përfundimisht të pastrohen listat zgjedhore nga votuesit fiktiv”, thotë ai.

Edhe Petar Arsovski nga sektori civil në Maqedoni thotë se për të dalë nga kriza politike në të cilën zhytet vendi, kryeministri Nikolla Gruevski duhet të ndryshojë sjelljen si ndaj kërkesave të opozitës njëherazi të jetë më i hapur në qeverisjen e vendit.

Arsovski konsideron se pa presionin e faktorit ndërkombëtar vështirë se mund të besohet që pushteti të shpreh vullnet të mirë ndaj kërkesave të opozitës si kusht për të marrë pjesë në zgjedhje.

Të jem i sinqertë, personalisht nuk besoj se pushteti do të lëshojë pe, gjykuar nga ajo si u soll gjatë gjithë kohës për këto vite, për shembull mund të shtyhej seanca parlamentare kur votohej buxheti, por qeveria parapëlqeu t’i nxjerrë gazetarët dhe deputetët e opozitës dhe pavarësisht nga gjithçka, ta votojë buxhetin pra kemi të bëjmë me një qeverisje ‘të fortë’ nga na e pushtetit”, shprehet Petar Arsovski.
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum