E enjte, korrik 24, 2014 Kosova 19:43

Rajoni

Miratohet rezoluta për Kosovën, hiqet sekreti për platformën

Beograd...
Beograd...
RFE /RL
Kuvendi i Serbisë ka miratuar rezolutën për Kosovën pas mesnatës, pas një debati që ka zgjatur tërë ditën.

Gjithashtu, siç raportojnë mediat serbe, është vendosur që të zbulohet për publikun platforma, mbi bazë të së cilës do të zhvillohen bisedimet me Kosovën.
Teksti i platformës, që njëherë është thënë se do mbetet sekret, do të publikohet në ueb faqen e Qeverisë së Serbisë.

Me rezolutën parashihet që të gjitha bisedimet e ardhshme me Prishtinën duhet të jenë në përputhje me këtë dokument, e në veçanti insistohet në ngritjen e një autonomie për komunat serbe.

Teksti i parë i rezolutës është ndryshuar me tri amendamente të propozuara nga Këshilli për Kosovën, për të cilat është arritur pajtim në takimin e përbashkët në mes të presidentit serb, kryeministrit dhe shefave të grupeve parlamentare.

Platforma politike për bisedimet me përfaqësuesit e Prishtinës, parasheh që çdo zgjidhje e dialogut në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe Rezolutën 12 44 dhe se Serbia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kosova dhe Serbia aktualisht janë duke zhvilluar bisedime në nivel kryeministrash nën ndërmjetësimin e Brukselit zyrtar.

Çështja e veriut është thënë se do të shtrohet për bisedime në takimet e ardhshme mes Hashim Thaçit dhe Ivica Daçiqit.

Ndërkohë, Serbia po synon që të nxjerrë një lloj autonomie për këtë pjesë të banuar me shumicë serbe dhe që nuk I nënshtrohet kontrollit të Prishtinës zyrtare.

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë të  shpëtojë.

Daçiq i ka thënë parlamentit të shtunën se Serbia nuk mund të përballojë që të “mbajë kokën e saj në rërë” për Kosovën.

Duke folur derisa ligjvënësit debatonin për një rezolutë që bën thirrje për autonomi për serbët që jetojnë në Kosovë, dhe jo qeverisje të drejtpërdrejtë nga Beogradi, Daçiq tha se “sovraniteti serb” në Kosovë është “praktikisht jo-ekzistent”.

Qeveria e Daçiqit e ka përjashtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të 2008-së. Por, Daçiq ka sinjalizuar një qasje më pragmatike për Kosovën, derisa Beogradi po kërkon fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.(a.i.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : mirja Prej : prishtine
13.01.2013 13:53
europen e dirigjon serbia si kulqeder dinake,qe nuk mund kush as te imagjinoj ,dhe bisedimet me serbin jan ne favor te kriminelve te qeveris serbe,nderprerja e bisedimeve bashkimin me shtetin shqiptar ket nuk mund a kush ta pengoj per ndryshe do ket olluja,

Nga : Kosovari
13.01.2013 13:08
.....Politika evropiane e cila u paraqit si pengese per kontrollin e tere teritorit te Republikes se Kosoves mbas egzodit Kosovare,me pengimin e marjes se kontrollit teritorial ne 4 fshatrat e komunes se Mitrovices.
Sic duket kishte planin e coptimit te tokave Shqiptare perseri per hir te paqes qe do te fitonte Europa.
........Vetvrasja e pamvarsimit te plote te Republikes se Kosoves eshte nje Autonomi e ketyre 4 fshatrave te Kommunes se Mitrovices te cilat fshatra nuk kan me shume se 35.000 banore Serbe nga te cilet mbi 5000 mije i takojn MUP-it Serbe te cilet gjinden aty, per shkak te politikes Europiane e cila mbrapa galerive kishte pregaditur kete plan .

Bashkimi Europiane duhet te jete i vetedijshem se kercenimi ndaj demokracis se kesaj bashkesie nuk
vjen nga Shqiptaret por nga fundamentalistet Pravosllavo Ortodox dhe Greko Ortodox tekontrolluara qe tedy keto pari nga Kisha Ruse.
Liberalizimi i ketij religjioni eshte forcimi i demokracise Europiane, kurse fundamentalizmi i ketij religjioni eshtevete shkatrimi i demokracise Europiane
Europa eshte ne rrezik po aq sa eshte Lindja e mesme.
Mendime personale.