E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 05:02

Bota

Fituesit e "Globit të Artë"

RFE /RL
Në ndarjen e çmimeve Globi i Artë, të dielën në mbrëmje, filmi "Argo" fitoi çmimin e filmit më të mirë, duke mundur edhe “Lincoln”, që është përfolur si më i preferuari.

Filmi i zhanrit triller “Argo” që po ashtu fitoi regjinë më të mirë nga Ben Affleck, çmim që zakonisht i paraprinë nominimit për çmimet Oscar, por filmi nuk është i nominuar për këtë ndarje të çmimeve. 

"Les Miserables", u emërua si komedia apo mjuzikëlli më i mirë, dhe aktorët e filmit Hugh Jackman dhe Anne Hathaway morën çmime për aktrim.

Daniel Day-Lewis fitoi çmimin për aktorin më të mirë, për rolin e tij në filmin e zhanrit dramë, "Lincoln," deri sa çmimi për aktoren më të mirë e mori Jessica Chastain për rolin e saj si agjente e CIA-s, në filmin "Zero Dark Thirty.(g.k.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum