E enjte, prill 17, 2014 Kosova 20:30

Aktuale

Daçiq: Mund të flasim edhe për një karrige në OKB

Madhësia e shkronjave - +
RFE /RL
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka porositur sot se Serbia mund të flasë edhe për një karrige për Kosovën në Kombet e Bashkuara, por në atë rast, sipas tij, edhe Prishtina duhet të ofrojë diçka.

“Ne mund të merremi vesh për çkado. Nuk po ikim nga kjo, nuk është kontestuese. Ne kërkojmë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, por që ajo të arrihet, duhet edhe të jepet diçka”, ka thënë kryeministri serb, duke folur para gazetarëve në Beograd.

“Çfarë mendojnë ata, që ne të japim çdo gjë?”, është pyetur ai.

Mjetet serbe të informimit citojnë edhe deklaratën e tij se "rezolutën e Serbisë për Kosovën ia ka dorëzuar përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton", e cila ndërmjetëson bisedimet Kosovë – Serbi, dhe se Hashim Thaçi, “nuk mund të vendosë se për çfarë do të flitet në takimin e ardhshëm”.

Deklaratën e kryeministrit të Kosovës, se rezoluta serbe do të jetë e papranueshme në tavolinën e bisedimeve, Daçiq e ka quajtur “për konsum të brendshëm”.

Sipas tij, edhe vetë baronesha Ashton, ka thënë se “do të nisin bisedimet mbi paralelizmat institucional dhe mbi veçantinë e serbëve dhe se nisur nga kjo, do të bisedohet edhe për rezolutën, edhe për platformën”.

“Kur them veçantinë e serbëve, mendoj se për të gjithë është e qartë se kjo nënkupton gjetjen e një zgjidhjeje, e cila nisur edhe nga deklaratat e mëhershme të zyrtarëve evropiane nënkupton një rajon të posaçëm”, ka thënë Daçiq, duke nënvizuar se të gjitha këto tema, “do të jenë të pashmangshme në takimin e rradhës”.

Takimi do të mbahet më 17 janar në Bruksel, ndërmjet kryeministrave të të dyja vendeve, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, me ndërmjetësimin e zonjës Ashton. (a.v.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : mirja Prej : prishtine
16.01.2013 12:49
ti i ke akoma duart me gjak te shqiptarve ski qka fol per kosoven ,sen

Nga : Ismeti Prej : Kosova
15.01.2013 21:58
O,Dacic,ti dukesh sikur te jesh ne teatrin e kukullave.Po Kosova nuk eshte me pazar i kafsheve si po e trajtoni ju.Ky vend juve nuk ka qka te ju ofroj me.Kosoven e keni mjel boll. Neve na ka mbetur te kerkojme diqka prej Beogradit,llogarit per demet qe i jane bere Kosoves,se jo ju te kerkoni diqka prej nesh.O,me kete fare,nuk duhet muhabet e me hy ne polemik si dojne ata vet,por shkurt,me ia tregu dhembet se me kete arroganci qe kane nuk ia vlen te bisedohet me ta...Me se miri do te ishte qe zonja Ashton te bisedoj me Dacicin e ti tregoj se me qfare sinqiriteti duhet te hyhet ne bisedime me Prishtinen,se jo me poshtersi dyftyrshe si lypes i rrugeve.Nuk duhet Kosova te bie ne nje nivel te tille te ulet me keta hipokrita!!!
Në përgjigje

Nga : rexhepi Prej : Norvegji
16.01.2013 10:20
Serbija se ka problem fare ekonomin se edhe sot e kesaj dite po na mjele bile edhe ma shum se perpara lufte se na jemi ata qe i importojm ma shum se 200 kamiona mall ne dit prej serbije e i hajm e marojm shpija etj etj, se qfar kfaliteti te mallit importojm shumica te ne as qe e mendojn fare veq me kon lire se tjeter sju intereson po prap serbija na i shet edhe barrnat me na sherue nga keto prodhime, me ni fjale dreqi kish pelcit po njeriu eshte edhe ma i forte.

Nga : din Prej : mitrovic (holland)
15.01.2013 20:53
po kujton qi na thmi jem aa po don ti karrik me na dhan o thaq rri ti qoje ramushin ose albini i kallxoj se qka i takon serbi trash e sylen br ktyne qa na kan ba e henez per presh bujano medve etjera shqiptart hiqin si gjarbri ner guri

Nga : mergimtari Prej : holand
15.01.2013 20:04
Un veq ket desha ta them nese serbija jav hjek permendoren ne luginen e presheves ather thrras shqiptaret ne gjith kosoven me jav hjek permendoren ne gazimestan po edhe gjith kun ne vendet tjera neper kosov ku serbet kan lapidar

Nga : petriti Prej : kosov
15.01.2013 18:25
kosova mud te afroj tye diqka kjart qe serbija te kerkoj falje kosoves vetam kaq por ne nuk kem politikan te zghuht ne kem hajna tybe nuk ishkon mendja keto me krku kosva