E mërkurë, tetor 01, 2014 Kosova 14:13

Aktuale

Qeveria e Kosovës krenohet me rezultatet e takimit Thaçi - Daçiq

 Edita Tahiri
Edita Tahiri
Qeveria e Kosovës shprehet më se e bindur që takimi i 17 janarit ndërmjet kryeministrave Hashim Thaçi e Ivica Daçiq do të sjellë si rezultat zhbërjen e strukturave paralele serbe në veri dhe do të vendosë një sistem unik doganor në Kosovë.

Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri prezantoi të shtunën edhe njëherë rezultatet e këtij takimi të zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.

Ajo tha se si rezultat, Serbia ka marrë obligim t’i shuajë strukturat ilegale të sigurisë dhe se është arritur marrëveshja për doganat që vendos rend e ligj në këtë fushë.

Tahiri tha se mjetet që do të grumbullohen nga të hyrat doganore do të mblidhen në një fond zhvillimor për komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Ky fond, sipas saj, do të menaxhohet nga Qeveria e Kosovës, përfaqësuesit lokalë të serbëve, si dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë.

Qeveria e Kosovës do të themelojë fondin zhvillimor për veriun, nga i cili do të financohen projektet e ndryshme infrastrukturore. Fondi do të menaxhohet nga bordi i përbërë nga përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës, përfaqësuesit e komunitetit lokal (serb), si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së në Kosovë”, theksoi Tahiri.

Fondi zhvillimor për veriun do të mbushet përmes të hyrave doganore nga pikat kufitare në veri të Kosovës, përkatësisht në kufirin Kosovë - Serbi.

Zëvendëskryeministrja Tahiri tha se marrëveshja është në harmoni të plotë me Kushtetutën e Kosovës. Mjetet e grumbulluara derdhen në buxhetin e Kosovës dhe më pas ato marrin destinimin për projekte zhvillimore, tha Tahiri. Kjo është një marrëveshje e përkohshme, pasi që, sipas Tahirit, pas normalizimit të marrëdhënieve Kosovë - Serbi, do të pasojë vendosja e regjimit doganor sikurse edhe me vendet tjera.

Edita TahiriEdita Tahiri
x
Edita Tahiri
Edita Tahiri
”Marrëveshja mundëson inkasimin e plotë të të gjitha detyrimeve doganore, përfshirë edhe akcizën, TVSH-në dhe mjetet e grumbulluara derdhen në buxhetin e Kosovës. Me këtë marrëveshje zhbëhen strukturat paralele në fushën e doganave, normalizohen aktivitetet doganore, si dhe sigurohet një evidencë e plotë mbi aktivitetet tregtare dhe ekonomike. Në aspektin politik, me këtë marrëveshje Serbia ka njohur shtetin e Kosovës në fushën e doganave”, deklaroi Tahiri.  

Një e arritur tjetër e dialogut ndërmjet kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë, sipas vlerësimeve të zëvendëskryeministres Tahiri është, siç tha ajo, obligimi që ka marrë Serbia për shuarjen e strukturave ilegale të sigurisë në veri të Kosovës.

Ndonëse ajo përmendi kryesisht fjalët obligim dhe zotim dhe jo marrëveshje për këtë çështje, e konsideroi si një hap shumë të madh politik drejt vendosjes së rendit dhe ligjit në veri.

“Pala serbe ka marrë zotime për zhbërjen e strukturave ilegale të sigurisë në Kosovë. Në këtë proces të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne nuk jemi vetëm. Ne jo vetëm që kemi ndërmjetësues dhe garantues zyrtar Bashkimin Evropian, por ky proces garantohet me faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mbështetëse të fuqishme të këtij dialogu”, u shpreh Tahiri.

Dialogu Prishtinë - Beograd po ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe po ndiqet nga afër edhe nga Uashingtoni.

Qëllimi i këtij dialogu, sipas ndërmjetësuesit është normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Përparimet në këtë dialog u janë vënë palëve edhe si kusht për të ecur përpara në aspiratat e tyre për integrim në Bashkimin Evropian. Pas katër raundeve të takimeve në nivel të kryeministrave, është paralajmëruar edhe mundësia e mbajtjes së takimit ndërmjet presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe presidentit të Serbisë, Tomisllav Nikolliq.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Djali Prej : Kosove
20.01.2013 14:30
Veq shikoje deklaraten e Dacicit. E krahaso se cka thot Thaqi kur kthehet ne Kosove shtype kete lien ju lutem


http://www.b92.net/video/videos.php?nav_category=905&yyyy=2013&mm=01&dd=18&nav_id=678753

Nga : dardan Prej : stockholm
20.01.2013 13:12
Shko ne Preshev tregoju rezultatet tua qe ike aritur me qeverin e Serbise Hashim .


Nga : braha Prej : gjermani
20.01.2013 13:08
Or te mjer bini mas vetit se ju sjeni ka logjikoni se ju hipi serbi e ju sjeni tu dite qe e nenshkrujtet ndarjen e veriut po shka asht ma e keqe qe do ta ndertoni me fond special po ju mundni nder titullin

******BAC E SHITEM *****
"te kenoheni" marre hashim qe po shifen rezultatet e tua po as te shkoj mendje per luginen masi e dha veriun.

Nga : prihtinaa Prej : zürich
20.01.2013 12:11
valla serbt qka po dojn e po thojn po bajn planet e millosheviqit po i realizon daqiqi permes Europes se me ken plak ish lodh nej her e na kish len rehat,

Nga : Ibrahim Prej : Gjermani
20.01.2013 11:33
Marre duhet mju ardh ju mu krenu marre marre

Nga : VEHA Prej : KOSOVA-SHYT
20.01.2013 03:49
OH QKA MU KA BA TULLUSUM QAJO EDITA TAHIRI PO KU TA NJEF SERBIJA KOSOVEN SI SHTET AJO TA MURR GJYSEN E MITROVICES ,PRESHEV,BUJANOVC,MEDVEGJ .KU TA NJEF O MOS NGANI MAS PAREV PO LENJU PASARDHESVE TJUV DIKA MOS I LENI NER SERBI

Nga : sami kastrati Prej : gjermani
19.01.2013 21:27
Kjo eshte qeveria qe ka me hy ne"histori" si qeveria me e deshtuar e te gjitha koherave jo vetem ne trojet shqiptare por ne tere boten.Te gjitha deshtimet i vleresojne si fitore e sidomos deshtimet dhe humbjet.Valle pse jane shqiptarte kaq te pa pjekur dhe te mjere...

Nga : mehmet kryeziu Prej : gjermoni
19.01.2013 20:48
para do vjete milloshi ika vjel shqipütaret tan pasunin e me pare tona naka shkatrru edhe tash e njejta po ndodh mos harroni se europa i ka nimu e leju serbien mei sulmu shqiptaret bravo bravo se jan tuj hjek keq serbt e sai perket marrveshjes serbt po thon as qe ekan pas bised mi largu pushtetaret prej komunave po kta te qeveris po rrejn sa jan te mdhaj

Nga : Gonny Prej : Sweden
19.01.2013 20:03
O njerez se e genjeni vehten po e dijm po ne mos na genjeni ,ju veq qef po i maroni vetes se nuk ka asgje te vertet qfare thoni ju , bile ti Tahiri rri se berllog e ke bere ,,,,,,, hajt qafen e thefshi

Nga : lushi Prej : jasht qeveris
19.01.2013 19:58
e more hashim ni far kohe kur kishte rugova takime me qita qe po krenohesh ti ishit ne gjendje ta faroni me ter familjen e tash po krenohesh se po flet vet me ta marre duhet met ardh e jo mu krenu se asgje nuk ke rregullu ti po i bashkon paret e kosoves me pare te serbis me i financu serbt qe po na rrin nat an ure tu ti blloku qdo rrug e popullit tan sje ne gjendje ni thes mill me ja ble marre