E premte, tetor 24, 2014 Kosova 20:01

Aktuale

Dëmtim varrezash në Prizren dhe Kllokot

Foto nga arkivi, varrezat ortodokse serbe në Mitrovicë
Foto nga arkivi, varrezat ortodokse serbe në Mitrovicë
Një numër varrezash ortodokse serbe janë dëmtuar në Prizren dhe në Kllokot, kanë njoftuar autoritetet e rendit në Kosovë. 

Numri i saktë i varrezave të dëmtuara ende nuk është publikuar, ndonëse jozyrtarisht është përmendur numri 56, prej tyre 27 varreza në Kllokot dhe 29 të tjera në Prizren. 

Arbër Beka nga Policia tha për Radion Evropa e Lirë, se "hetimet janë duke vazhduar dhe deri më tash, nuk ka të arrestuar". 

“Më datën 20 janar në Kllokot është raportuar për një rast dëmtim të varrezave. Gjatë patrullimit dhe vizitave të rregullta në varrezat ortodokse serbe, policia ka vërejtur të dëmtuara disa monumente të varrezave, të cilat ishin larguar nga vendi dhe janë parë të shtrira për toke", ka thënë Beka.

Sipas tij, njësitë policore janë duke u marrë me rastin deri sa nuk raportohet për të dyshuar të mundshme.

"Rast i ngjashëm është raportuar edhe në Prizren. Policia edhe atje ka marrë një informacion se janë dëmtuar disa pllaka përkujtimore të varrezave”, tha Beka.

Ndonëse askush s'e ka marrë përgjegjësinë për dëmtimin e varrezave, këto incidente pasojnë largimin e përmendores së ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ditën e dielë, nga ana e xhandarmerisë serbe. 

Përmendorja ishte e vendosur në oborrin e Kuvendit Komunal të Preshevës. 

Zëdhënësi i policisë, Arbër Beka, ka konfirmuar po ashtu se Policia e Kosovës, ka shtuar patrullimet dhe masat e sigurisë, afër monumenteve serbe në gjithë vendin, në mënyrë që, siç tha ai, të mos ndodhin incidente të ngjashme si ato në Prizren e Viti.

“Në momentin që raportohen një apo dy raste të ngjashme, natyrisht që policia shton aktivitetin e vet në mënyrë që të ketë efektin e parandalimit të raportimit të rasteve të ngjashme. Ne përkujdesemi që të ketë aktivitete shtesë, në mënyrë që të mos paraqiten incidente të tilla”, deklaroi Beka.

Në Viti ndërkaq, një grup qytetarësh në Viti kanë rrënuar një përmendore që i takon periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Brahim Sadriu, zëdhënës në Policinë e Kosovës, e ka konfirmuar lajmin për Radion Evropa e Lirë.

“Një grup qytetarësh e kanë rrënuar një objekt përkujtimor të Luftës Nacional Çlirimtare, i cili ka qenë i vendosur në parkun e qytetit”, tha Sadriu.

Largimi i lapidarit të UÇPMB-së ka nxitur reagimin e institucioneve dhe subjekteve politike në Kosovë, të cilat kanë vlerësuar se ky vendim i Beogradit zyrtar "shkel të drejtat themelore të njeriut" dhe "është një akt qyqar".

Arton Konushevci

arton.konushevci+gmail.com

Arton Konushevci merret me gazetari që nga viti 2001. Në vitin 2007 ka filluar të punojë si korrespondent i Radios Evropa e Lirë. Jeton në Prishtinë, është i martuar dhe ka një fëmijë.

Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : DONA Prej : prishtine
22.01.2013 20:33
agjentet e daqiqit i kan rrenu edhe varrezat e serbeve ne kosove per ti barazu shqiptaret me shuvenizmin dhe krimet e serbis ket e din mir europa

Nga : Anonim Prej : gjermani
21.01.2013 19:29
O Trima shqiptar pom vjen shum keq qe kini shkru kshtu po kujna tju thimen vorrezat e serbve kur tshkoni npushim qonjav naj tub lule marre se vllezer ikem ata ne preshev bujanovc e medvegj

Nga : ardian Prej : bujanoc
21.01.2013 19:05
pershendetje shqiptar te nderuar
eshte per te ardhur keq per ata cka i rrenojn varrezat pa mar parasysh te kujt jane,,,,,,, mos revoltoni ne kete menyre,,,,,
nese doni ju te i ndihmoni Popullit Shqiptar shume leht e keni,,
MOS KONSUMO ASNJI PRODUKT SERBISE
Kosova per cdo dite perdor mbi 3 milion euro produkte Serbe
Kosova importon mbi 90% produkte Ushqimore nga Serbia
Shume thjesht shume leht eshte ta shkatrosh Serbin MOS KONSUMO PRODUKTE SESRBE

Shqipria konsumon mbi 70 % Produkte Serbe
A mundemi ne pa Serbi ??????????????

Nga : isak Prej : gjermani
21.01.2013 16:58
Marri ju qoft pamarparasysh kush i ka demtua se ne shqitaret njohim vetem tuten se na as shtetin ton nuk e njohim.Nje thenje sike qka i ben kalit e i sjell samarit

Nga : uke bytyqi Prej : gjermani
21.01.2013 14:13
ne vitin 1989 ne gorazhdevc afer pejes fshat me serbe qinperqin vet i thejshin varrezat e ja lejshin shqiptarve eshqoptaret prej milicis se serbis hajshin dajak keta jan specijalista per kso vandalizem jan ne gjendje qmos me ba veq me arrit cakun e vet i njof fort mir serbet

Nga : uke bytyqi Prej : gjermani
21.01.2013 14:02
keto i ban serbija jo shqiptari ne skemi pun me te vdekur po me te gjallet

Nga : rama Prej : deqan
21.01.2013 14:00
more shipeca shpejt keni harru kush jan serbet ....nuk kemi rrugedalje tjeter.......ata shaj na shaj...ata gur na gur...ata pushk na pushk....ata qart na qart..

Nga : LLAPIANI Prej : frankfurt
21.01.2013 13:42
metvertet ishalla sikemi ba ne qeto se kjo asht nje katastrof per ne. qka kan faj te vdekurit ? poqese del qe shqiptart ikan domtu kto varreza at her tmjert ne, thojn mos ube si i keqi ,, ju pershendes nga frankfurti

Nga : peja Prej : gjermani
21.01.2013 13:21
kto veprime sigurisht se po i ban serbia ne duhet te kemi shum kujdes policia duhet ti zbuloj aktor dhe demaskohet serbia

Nga : islam buja Prej : nga gjermanija
21.01.2013 13:04
jo deshta veqe nje porosi per policine e bajram regjepit,le ta shikojne videon e dejeshme te gjandarmeris se serbise si po i hjekin labidaret e ju shkoni e runi vorret e tyne se kini kohe turp per juve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja