E hënë, shtator 22, 2014 Kosova 06:12

Bota

Sulm vetëvrasës në Kirkuk, dhjetëra të vrarë

Sulm vetëvrasës në Kirkuki
|| 0:00:00
...
 
🔇
X
03.02.2013
Raportohet se dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në qytetin verior irakian, Kirkuk, kur sulmuesi ishte përpjekur ta shkatërrojë selinë e policisë në këtë qytet. Video: Reuters

Dhjetëra të vrarë nga një sulm vetëvrasës në Kirkuk

RFE /RL
Raportohet se dhjetëra njerëz janë vrarë nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë në qytetin verior irakian, Kirkuk, kur sulmuesi ishte përpjekur ta shkatërrojë selinë e policisë në këtë qytet.

Zyrtarë të policisë thanë se së paku 30 vetë janë vrarë dhe afro 70 të tjerë janë plagosur gjatë këtij sulmi, sot herët në mëngjes.

Dëshmitarët thanë se sulmuesit ishin të veshur me uniforma të policisë.

Sulmuesi vetëvrasës me makinë-bombë e drejtoi veturën e tij në hyrjen e ndërtesës së selisë së policisë, ndërsa së paku dy persona me armë kishin hapur zjarr dhe hedhur granata.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm.

Ky është sulmi i tretë i madh gjatë disa javëve të fundit në Kirkuk ose rreth tij.

Qyteti Kirkuk, që është i banuar me popullatë të përzier arabe, kurde dhe turkmene, është në qendër të mospajtimeve lidhur me të drejtat për naftë dhe tokë ndërmjet qeverisë qendrore në Bagdad dhe rajonit autonom kurd në pjesën veriore të Irakut.(f.b.)
Ky forum është mbyllur
Komentet
     
Nuk ka komente në këtë forum