E shtunë, tetor 25, 2014 Kosova 15:24

Aktuale

Shfaqja teatrale lobon për Kosovën

"Sikur kjo të ishte shfaqje"
"Sikur kjo të ishte shfaqje"
RFE /RL
Vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, por edhe ata që e kanë njohur, do të kenë rastin të shohin ndryshe shtetin e ri.

“Sikur kjo të ishte shfaqje” është shfaqja e artistëve kosovarë, e cila do të ngrihet në teatrot e vendeve rajonale dhe botërore.

Kompania teatrore La Rremë dhe Teatri Oda kanë thënë se shfaqja ka për qëllim lobimin dhe informimin ndryshe të audiencës në rajon dhe Evropë me ngjarjet në të cilat ka kaluar Kosova.

x
“Deri më tash, asnjë mekanizëm në Kosovë nuk është munduar ta shohë teatrin me seriozitet dhe ta përdorë atë si një instrument efikas për arritjen e standardeve të shumta, që në mënyrë gjenerale çojnë në atë që quhet shoqëri e hapur dhe demokratike. Prandaj, kemi zgjedhur teatrin dokumentar si metodë mjaft funksionale për tejkalim të barrierave kulturore”, thuhet në njoftimin e tyre.

Mësohet se shfaqja trajton një këndvështrim më të veçantë mbi jetën në përgjithësi dhe, deri më tash, është dhënë nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe të Maqedonisë.

Vendet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe do të kenë mundësinë ta shohin atë, janë: Bosnja, Greqia dhe Sllovakia.

Audiencat në Shqipëri, Kroaci, Belgjikë, Francë, Luksemburg e madje edhe në SHBA do të mund të ndjekin po ashtu shfaqjen “Sikur kjo të ishte shfaqje”.

Turneu do të nisë këtë muaj, për të zgjatur deri në qershor.(v.t.)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : Ardit Prej : Prishtine
06.02.2013 14:22
Nuk e kam pa shfaqjen, por iniciativa me pelqen shume. Bravo.

Nga : Anonim
05.02.2013 18:19
qishtu duhet se me kulture mujm me perparu