E enjte, prill 17, 2014 Kosova 08:47

Intervista

Thaçi: Pengesat për liberalizimin e vizave janë në Bruksel

Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Madhësia e shkronjave - +
Mosuniteti i vendeve të Bashkimit Evropian rreth statusit të Kosovës po ndikon në vonesat që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë. 

Ndërkaq duke iu referuar dialogut me Beogradin, Thaçi ka thënë se në fund të dyja vendet do të arrijnë deri te normalizimi i marrëdhënieve duke gjetur edhe një zgjidhje për integrimin e komunitetit serb në veri në kuadër të institucioneve të Kosovës.



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti kryeministër, dy muajt e ardhshëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë janë vlerësuar si vendimtarë në kuadër të procesit të bisedimeve me Serbinë. Cilat janë pritjet tuaja dhe  çfarë mund të rezultojë si epilog i këtij dialogu?

HASHIM THAÇI
Ne deri tash kemi zhvilluar katër takime me kryeministrin Daçiq, me ndërmjetësimin dhe udhëheqjen e baroneshës Catherine Ashton. Takimet kanë qenë, mund të them lirisht produktive dhe konstruktive. Dua të besoj që takimi i ardhshëm, e në veçanti edhe pas takimit që ka ndodhur mes presidentëve, zonjës Jahjaga dhe presidentit Nikolliq, paraqet një frymë të re. Kështu që, ky takim, që do të ndodhë në të ardhmen e afërt, do të jetë një kapitull i ri në procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe te Serbisë.

Pres një intensifikim të këtij procesi në mënyrë që të jetë edhe më rezultativ. Presim që definitivisht të fillojë normalizimi i gjendjes në veri të Mitrovicës, që edhe atje të kemi shpërbërjen e strukturave të sigurisë dhe largimin e strukturave të Serbia nga ajo pjesë, dhe kjo përgjegjësi do t'i takojë drejtpërdrejt kryeministrit dhe qeverisë së Serbisë, pra zotit Daçiq.

Ndërsa, nga ana jonë, ne do të prezantojmë ofertën tonë afirmative për qytetarët tanë serbë ne veri, në mënyrë që ata të integrohen në jetën e re kosovare, të integrohen në Parlamentin e ardhshëm të Kosovës, të integrohen në institucionet qendrore dhe lokale. Punojmë që të krijojmë kushte dhe rrethana edhe më të përshtatshme për transformimin apo integrimin e strukturave të edukimit, të shëndetësisë, të shërbimit publik në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.  

RADIO EVROPA E LIRË
Është thënë disa herë se Prishtina duhet ta ketë edhe një ofertë për veriun e Kosovës në mënyrë që të sigurojë integrimin e këtij komuniteti dhe komunave veriore. Për çka konkretisht bëhet fjalë dhe cila mund të jetë kjo ofertë që mund ta ofrojë qeveria?

HASHIM THAÇI
Serbët në Kosovë apo një etni në Kosovë do t'i gëzojë të drejtat e barabarta në gjithë territorin që jeton. Nuk do të ketë etni me të drejta të standardeve të dyfishta në territorin e Kosovës, e kjo nuk do të vlejë as për serbët. Ndërsa, oferta jonë është jashtëzakonisht gjeneroze. Është një ofertë që është plotësisht në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, me standarde evropiane, një ofertë integruese.

Qytetarët në veri kanë qenë të mashtruar për 13 vjet nga Beogradi, me pretendimin për ndarjen e Kosovës, ndërsa ajo ëndërr e Serbisë është shuar njëherë e përgjithmonë më 25 korrik 2011. Tani këtë zhgënjim të qytetarëve në veri, Qeveria e Kosovës, unë si kryeministër i vendit, që e kam për obligim t'iu shërbejë të gjithëve, duhet ta shndërroj në shpresë graduale për ta, në mënyrë që ata të integrohen në jetën e re demokratike, të organizohen zgjedhje të lira në veri në katër komunat, të ketë lidership legjitim.

Të fillojmë që përmes fondit zhvillimor të investojmë në infrastrukturë dhe të ndryshojmë jetën e qytetarëve atje për të mirë. Të kemi sistem të drejtësisë konform standardeve evropiane dhe në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, të kemi edhe integrimin në të gjithë mekanizmat institucional kosovarë edhe të qytetarëve atje, që duhet të integrohen pra edhe në edukim, shëndetësi, shërbime publike, polici, FSK, në mënyrë që të ndërtojmë institucione demokratike, institucione shumë etnike dhe funksionale në çdo cep të territorit të Republikës së Kosovës.

Por, ne do të respektojmë edhe të gjitha të drejtat që dalin edhe nga obligimet tona, të marrëveshjeve ndërkombëtare që kemi, dhe do të respektojmë edhe të drejtën e interesimit legjitim të Serbisë për qytetarët serbë në Kosovë. Dhe ky proces i dialogut në Bruksel, unë dua të besoj që do të përmbyllet me një normalizim të marrëdhënieve ndërshtetërore Kosovë - Serbi, duke hapur një proces të ri, atë të fqinjësisë së mirë, i munguar me herët.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti kryeministër, marrë parasysh kundërshtimin e vazhdueshëm që kanë hasur institucionet e Kosovës për shtrirjen e autoritetit në veri. A prisni që për veriun të gjendet edhe një zgjidhje kalimtare ku faktori ndërkombëtar të merrte një rol prijës deri në vendosjen e normalitetit atje?

HASHIM THAÇI
Gjendja në veri është e ndryshme nga pjesët tjera të Kosovës. Është një gjendje e padurueshme që kërkon zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë. Kjo zgjidhje duhet të jetë në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës dhe kështu edhe do të ndodhë, me ligjet e Kosovës, ndërsa nuk do të ketë trajtim në kuptimin që pretendon dikush, apo Beogradi.

Kosova është një dhe unike. Ne do të respektojmë gjithmonë procesin integrues, e në asnjë rrethanë ndonjë proces izolues apo që hap kapitull të status quo-së, por që hap një kapitull të funksionalizimit normal të shtetit të Kosovës.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të integroni strukturat paralele serbe në kuadër të institucioneve përmes zgjedhjeve të ardhshme?

HASHIM THAÇI
Ne do të adaptojmë struktura të edukimit, të shëndetësisë, të shërbyesve publikë, por në të njëjtën kohë ne nuk pretendojmë të imponojmë lidershipin në veri. Qytetarët atje duhet të kenë të drejtën që t'i zgjedhin vetë liderët përmes vullnetit të tyre. Do të ftojmë edhe OSBE-në që të organizojë dhe të menaxhojë këtë proces që të jetë sa më i besueshëm.

RADIO EVROPA E LIRË
Zoti kryeministër për pak ditë Kosova do të shënoj pesë vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Nga pikëpamja e juaj, si e shihni sot Kosovën, pesë vjet pas aktit të shpalljes së deklaratës së pavarësisë?

HASHIM THAÇI
Pesë vite pas pavarësisë Kosova është ndryshe. Është një subjektivitet i respektuar dhe i nderuar ndërkombëtarisht. Kemi fituar rreth 100 njohje ndërkombëtare. Jemi anëtarësuar në Bankën Botërore, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën për Zhvillim e Rindërtim dhe jemi në proces të anëtarësimit në shumë mekanizma rajonal e ndërkombëtar. Kemi bërë hapa të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik. Për çdo vit, Kosova ka pasur rritje për rreth katër për qind. Është rritur mirëqenia sociale e qytetarëve.

Në këto pesë vite kemi hapur kapitullin e Kosovës së re, Kosovës demokratike, Kosovës evropiane. Jemi në rrugë të mirë për procesin e integrimeve euroatlantike. Mendoj që këto pesë vite kanë qenë vite të suksesit, të vlerësuar nga ana e qytetarëve, por edhe vite të progresit të vlerësuar nga bashkësia ndërkombëtare. Si shembulli më i mirë i kësaj është përmbyllja e procesit të mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë kur i gjithë komuniteti ndërkombëtar vlerësoi se Kosova ka shënuar përparime për t’i besuar në hapat e mëtutjeshëm të perspektivës evropiane.

Natyrisht që duhet të bëjmë edhe më tepër sepse kemi trashëguar një situatë jo të mirë ekonomike. Pavarësia e Kosovës ka dhënë mesazhin më të mirë se ky vend është vend i paqes, stabilitetit, i bashkëjetesës dhe të njëjtën kohë edhe i reflektimit të bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane për gjithë rajonin. Por, jemi të vetëdijshëm se duhet të bëjmë edhe më tepër, jo vetëm në rrafshin politik e diplomatik, por edhe në atë ekonomik, të rendit dhe ligjit, luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe fenomeneve tjera.

RADIO EVROPA E LIRË
Të martën ju keni zhvilluar një takim me një delegacion të Komisionit Evropian në lidhje me procesin e liberalizimit të vizave. Nuk janë dhënë shumë shpresa që në një të ardhme të afërt kosovarët do të lëvizin lirshëm, pa viza. Ku qëndrojnë ngecjet kryesore në këtë proces?

HASHIM THAÇI
Ngecjet për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën nuk janë teknike, janë kryekëput politike dhe se këto pengesa janë në Bruksel dhe ndërlidhen drejtpërdrejtë me mos-unitetin e vendeve të Bashkimit Evropian sa i përket statusit politik të Kosovës. Kjo vonesë e Brukselit është e padrejtë në raport me Kosovën.

Ne jemi trajtuar si qytetarë të rëndit të dytë dhe në ish-Jugosllavi dhe tash nuk dua të besoj dhe të bëj krahasime të tilla se diçka e tillë mund të ndodhë edhe nga Bashkimi Evropian. Ne jemi rreth 2 milion qytetarë, jemi njerëz që e njohim dhe e kuptojmë Evropën. Jemi evropianët më të rinj dhe padrejtësisht po vonohemi për të lëvizur lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian.

I kemi zbatuar në afatin rekord standardet dhe kriteret e nevojshme dhe do të punojmë edhe në rekomandimet e reja që kemi, por nuk ka qenë e arsyeshme dhe nuk është e justifikueshme që për Kosovën të ketë standarde të dyfishta në raport me vendet tjera që e kanë kaluar këtë proces apo që për vende të caktuara të ketë standarde të dyfishta.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.
Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : dardan Prej : stockholm
14.02.2013 23:22
Mirmengjezi zotni Kryeminister,ndaj mendimin tend.
Po pse sju thua haptasi edhe arsyet se pse pranuat te bisedonit me Serbin ne Bruxel popullates Kosovare.
Si arsye qe qendrojn jane keto.
1. NATO-garanton stabilitetin dhe paqen ne R.e Kosoves.
2.Sikur te mos ishin forcat e NATOS Serbia do te dilte edhe jashte lumit Iber e do te shtrihej ne tere Mitrovicen,dhe askush nuk do te kishte mundur te ballafaqohej me forcen Serbe.
Me plot rrespektin qe kam per FSK-n dhe Policine Kosovare.
Duhet ti tregohet popullit se eshte NATO-Amerika qe vendosin per bisedimet e jo ndonje qeveri apo parti politike Kosovare.
Duhet te jeni me transparent per opinionin,qe tu thuhet troq ata qe na mbrojn jane edhe ata qe na udhezojn.
Per mom Kosova eshte sic eshte,po nuk ashte edhe keq se njeriu nuk mund te bej te gjitha ato qe i kerkon Europa,sepse edhe femija kur lind duhet ti kaloj disa faza para se te vij ne fazen e prodhimit.
Keshtu edhe Republika e Kosoves duhet te kaloj neper disa faza te cilat do te jamundsojn me vone edhe inkuadrimin ne familjen Europiane.
Në përgjigje

Nga : Mixha Shaban Prej : Kosove
15.02.2013 19:21
NATO garanton stabilitet ne Kosove????

po kush e ndau Mitrovicen simbas teje??? Koreja Veriore. NATO po ban prova me ne sikur me kafshet ne laboratore
Në përgjigje

Nga : dardan Prej : stockholm
16.02.2013 16:35
Shpalli lufte NATO-s qa po shet mend ktu,mos e le me bo experimente.
Ose mos komento...

Nga : Gjakovari Prej : Stuttgart
14.02.2013 13:17
Sjam Politikan dhe smerrem me Politike....! Dua te paraqes nje rast shum interesant. Kam pasur nje mundesi ti ndihmoj vendit tim Kosoves me nje Investor nga ketu (Stuttgart), ishte ne Pyetje per hapjen e nje reparti metalpunues ose ne Bullgari ose simbas ofertes sime ne Kosove , Mbeta shum i Zhgenjyer nga ajo perpjekje e imja personale, kur nga ana e Gjermaneve me paraqiten ne leter ne Tavolinen e e Zyres sime disa artikuj ku thuhej ,,Kosova vendi me i Korruptuar ne Europe,, .te gjithe e dijme se sa punetor jemi ne , te gjithe e dijne se kush jan Shqipetaret, sa jemi te vetedijshem dhe qfar vlera kemi , si ato te punes e ashtu edhe njerezore.Me duket se Une pajtohem plotesisht me Zotrin Ismet Morina nga Müncheni.
Ing.Shaip Krasniq / Stuttgart

Nga : Ismet Morina Prej : Mynih
14.02.2013 08:54
Une ndoshta jam idhetari i fundit i Thaqit, mirpo sa i perket liberalizimit te vizave, i jap te drejte. Eshte e vertete se BE-ja po kerkon standarde te dyfishta nga Kosova, eshte e vertet se nuk ka unitet ne BE. BE-ja ka frige nga marshimi i Romeve ne BE. BE-ne pengon Feja muslimane. BE-ne se pengon korrupsioni e as Krimi i organizuar sepse skan te bejne aspak me regjimin e vizave, ne Mitrovicen Veriore, Krimi i organizuar eshte rekord evropian, mirpo ata nuk kan regjim te vizave. Korrupsioni dhe Krimi i organizuar e pengojne BE-ne vetem atehere kur Kosova te antarsohet ne BE. BE-ja ne kete drejtim po i ik shum realitetit. BE-ja po tregon hapturazi Sadizmin qe ka ne zemer kundrejt Kosoves. BE-ja e tanishme eshte Ajo qe na la 100 vite nen pushtimin Serb, prandaj ne po mashtrohemi kur mendojm se me te vertet BE-ja eshte nje mik i madh i yni...

Nga : Dani
13.02.2013 23:50
normal qe ne bruksel. populli eshte me ty z kryeminister.
Në përgjigje

Nga : Makfire Prej : Bonn
16.02.2013 01:48
OHHH TI IsMET Morina Pse po thu Ti Be,,per arsyje Te Romve BE..NUK PO I HEK VIZAT..PSE JA LEN FAJIN NJE POLULLI PA FAJ..NUK JE KA E SHIKON SE QKA PO BANI JUU sHQIPART A O 1 EVROP EKENI PRISH..SHIKONI LE PASH ZOTIN..MER MSHOJ KAVALLIT MA MIRR SE SHERI JU HEKI DHE NE ME POLITIK TE PRISHT QDO ANALFABETI OSHT NE QEVERI LE PASH ZOTIN SE SOT EDHE 100 VJET ME KIS PUSHTET VIZAT NUK HEKEN

Nga : sahati
13.02.2013 22:31
ME KET QEVERI NJA E ME KET HAJNI E ME KET KOKE FORTESI E KETO MAGJARRAJA QE PO JU NDODHIN KURR E UROP E VIZA ME SYSKINI ME PA PO KJO ESHT NJE FRENIM SA ME JU MAJT PAK NE FREJ SIKUR NJE TE LIDHUR PER HUNI HEHEHEH VIZAT KAN PUN SHUM MU HJEK

Nga : shemi Prej : kosove
13.02.2013 22:18
Kush po thot qe nuk ka perparu Kosova more, qysh jo??
Po kosova ka ma shum bastore se SHBA-t.
po ne Kosove edhe kamarjeret. portiret, shtipiaket i ki me fakultet,
bile edhe pastrus rrugesh gjen me falutet!
Kush po thot nuk ka "punu" qeveria!

Nga : Lorik Prej : Gjermani
13.02.2013 21:48
@vedat,
nuk eshte faji krejt te qeveria por me shum te populli se nje fjal e urte popullore thot: qysh eshte mileti eshte pushteti.
sa i perket gjendjes alarmante qe e permende ti me fukarallekun te japi disa kunderargumente:
1. Ne UP vet studentet jan ata qe meren me korupsion duke dhen para per kryerjen e provimeve. ka studenta qe nuk jan par asnjeher ne fakultet dhe i kan master-diplomat ore.
2. ti flet per fukarallek??????? ketu ne gjermani ne nuk i kemi kushtet me te mira se ju ne prishtine: restorantet perplot me njerz, rinia me mod ekstravagante, te gjith me smartpfona me internet, cdo shtepi i ka ka dy vetura luksoze, bile bile e buzqeshni disaporen kur vjen se kinse jan njerz te prapambetur.
leri pallavrat se ju keni jet ekstramoderne, nese te nevojitet nje dokument jepni ryshfet dhe per 5 minuta behet ai dokument: kush i ka fajet ketu Hashim Thaqi???????
jo baco qeveria por mileti i kosoves nuk e meriton liberalizimin e vizave se ju nuk jeni per pune te ndershme por per restorante dhe VIPa

flm REL
Në përgjigje

Nga : vedati Prej : kosove-prishtine
14.02.2013 16:14
Nji fjale popullore thot: i ngiti te untit nuk ja beson.
Ti vjen nji her ne vit ne Kosov e bahesh se e din gjendjen ma mire se na ketu qe jem gjith.
Jom kan une disa her ne Gjermoni e di qysh osht atje,
atje gjat dites ne qytet munesh me pa veq nej penzioner ose nej invalid, se te tjeret jan ne pune.
Kurse te na osht e vertet se ne mes dites qyteti dhe byfet jone plot njerz, a e din pse se jon te pa pune.
Ne nji vend qe gjat orarit te punes sheh shume njerz tu shetit dhe ne byfe, aty mir dihet ne qfar gjendeje osht ai popull.
Kurse sa per jeten lluksoze ne Kosove dihet kush mund ta baj, ata jan vetem familjare e far e fis te politiqareve, dhe militant te partis ne pushtet.
Ti me siguri nuk po e dishe numrin e te papuneve ne Kosove, as numrin e familjeve qe jon ne vorfeni te skajshme.
Lexo pak ma shum se tani e din, po ti pom dokesh koke nej simpatizuesi PDK-s, se ne Ks nuk niej keso fjale sikur tujat, me perjashtim te disa pushtetareve te korruptum.
Në përgjigje

Nga : Lorik Prej : Gjermani
14.02.2013 20:58
@vedat
nuk jan rruget ne pik te dites te stermbushura por mbremjeve zoteri , restorantet ku gjellat me kualitet dhe cmime astronomike jan perplot, krejt rinia me mod ekstravagante dhe telefona mobil modern.
ma mer mendja se jo te gjith jan ne politik ne kosove, apo jo?
ket ne gjermani edhe diten i sheh njerzit perplot ne qytete dhe jo te gjith i kan kushtet si ju ne kosove.

miuku im ne prizren qe punon ne barnatore ka vetur luksoze, handy modern, veshje moderne dhe dy her ne jav shkon ne resorant mbremjeve per dark kurse une me arsim universitar ne gjermani dhe me pune nuk i kam kushtet si miku im ne prizren

keshtu si miku im jan me qindra mijra ne kosove qe ankohen se nuk kan as 1 euro kurse ne anen tjeter shkojn ka 3 jav pushim ne turqi dhe bejn darsma luksoze
Në përgjigje

Nga : vedati Prej : kosove-prishtine
14.02.2013 22:49
Ty masi pot doket ma mir ne Kosove se ne Gjermoni, po lshoje Gjermonin e hajde ne Kosove se nuk te pengon kush.
Ne Kosove papunesia osht mbi 50%, rrogat ne sektorin privat prej 150 deri ne 200 eur.
Sipas teje po u dufka edhe Gjermonia me i qit 50% prej pune se po u jetojka ma mire kur papunesia osht ma e madhe !?!?
Në përgjigje

Nga : Lorik Prej : Gjermani
15.02.2013 12:21
@vedat

populli gjerman ne krahasim me at te kosoves nuk sheh endrra qel ore dhe fantazon por punon me djers kurse ju vetem pritni qe dikush tjeter ti bejn punet tuaja dhe ju vetem te shetisni rrugeve me limozina luksoze dhe handy.
krejt bota dhe evropa e din se sa punetor dhe njerz me moral jan shiptaret zoteri: si mileti ashtu edhe hiqmeti thot nje fjal popullore

populli eshte i korruptuar deri ne palc dhe i pelqen kjo gjendje dhe nuk ka ndryshime, ne vendet tjera populli ben revolucion

Nga : mehmeti Prej : gjermoni
13.02.2013 20:59
o zotni thaqi pse more burr sju thojshe dje europes ju jeni fajtor po flet tash kur ata shkun apo pote dokem 2 miljon budall na aa qysh jake qit terezin o burr apo boll pote dalin pare qe ponaj merr neve ne kufi puna e sigurimeve poj ti ku se don popullin tan e denon atu ku munesh e qata merr menja qa ban europa per neve hajt baac hajt tu rrit menja e ishalla pshtojm prej jush politikanave se te gjitha partit jeni njahit hala spo ni fjal te mira prej jush ata te te zot i qut ne shpi qe edhe europes jukan tha jo e vazhdoni qysh tee doni mir se kini

Nga : Xuxi Prej : CH
13.02.2013 20:54
TI JE FAJTORI KRYESOR ME GJITHE KOMPANINE TENDE

Nga : vedati Prej : kosove-prishtine
13.02.2013 20:50
Plotesisht e kuptoj Europen pse nuk na i hjekun vizat.
Nuk duhet te hjeken vizat me kit korrupsion qe e kemi.
Me kit krim te organizum nga shteti.
Me mbi 50% te pa puneve qe meniher dotja msyn Europes.
Me nepotizemin mate madh ne Europe
Gjendja ekonomike ne Kosove osht alarmante, te cilen e ka sjell kjo qeveri.
Vetem ne Prishtine jon mbi 5 mij te pa pune me fakultet te krym, te cilet nuk kan asnji shans per pune, e mos te flasim sa ka tjer pa fakultet qe nuk ka as shenime per ta.
Qeveria jone nuk merret me ta, as qe i permend nej her.
PRA FAJI OSHT NE PRISHTINE, E JO NE BRUKSEL QYSH THT THAQI.
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja