E enjte, korrik 31, 2014 Kosova 23:38

Kronika

Jakup Krasniqi nuk i bashkohet asnjë partie politike

Jakup Krasniqi
Jakup Krasniqi
RFE /RL
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi u ka dhënë fund dilemave rreth përfshirjes së tij të mundshme në ndonjë parti tjetër politike pas përplasjeve dhe mospajtimeve që vazhdon t’i ketë me krerët e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ndërsa ka përjashtuar mundësinë e përfshirjes së tij në ndonjë subjekt tjetër politik, për Krasniqin tani mbetet i hapur vetëm opsioni eventual i formimit të ndonjë subjekti të ri politik.

Nuk janë të vërteta ato që thuhen se unë do ta ndërrojë PDK-në për një tjetër parti. Subjekt polik për subjekt polik nuk e ndërroj”, ka thënë Krasniqi pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Përplasjet e tij me PDK-në, pasuan publikimin e përgjimeve telefonike ku zyrtarë të lartë të PDK-së flisnin për shkarkimin e tij, e në disa raste ai ishte edhe objekt fyerjesh.

Më pas Krasniqi bojkotoi procesin e brendshëm zgjedhor në PDK edhe pse mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së. Kurse së fundit, përmes një letre publike, ai bëri me dije se nuk do të pranon asnjë post në Kryesinë e re të PDK-së.

Gjatë luftës, Krasniqi ishte zëdhënës i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Ndërkaq menjëherë pas përfundimit të luftës, ai ishte një nga themeluesit e PDK-së, atë kohë PPDK-së.

Pavarësisht përplasjeve me partinë e tij, Krasniqi vazhdon të mbetet në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës duke e gëzuar edhe mbështetjen e tri partive opozitare. (z.gashi)
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Komentet
     
Nga : dardan Prej : stockholm
25.02.2013 19:45
Dorehecja e zoteriut Jakup Krasniqi njeriut i cili edhe e formoi PDK-n duhet te jete nje e rrahur kembane per ndergjegjen e gazetaris shqipfolese, dhe te shkohet deri ne fund ,me ndihmen e zotr.Jakup Krasniqi per te kuptuar arsyen e vertet dhe gjendjen reale ne PDK-n.

Jakup Krasniqi eshe vete ndergjegja kurse gazetaret duhet te ndihmojn dhe mos mbesin Pinok te ideologjive toalitare apo t mbesin srevil dhe te servojn genjeshra qe u servohen.....

Keni treguar se ju brengos Kosova zoteri Krasniqi.
Kurse Fatmir Limaj do te lirohet kur te kryhen bisedimet me Tadicin dhe Mitrovica e ndare te ben Bosnjenzimin Kosovare