Ndërlidhjet

Maqedoni: Bie numri i familjeve që marrin asistencë sociale


Flamuri i Maqedonisë
Flamuri i Maqedonisë

Ndërkohë që vetëm edhe dy ditë skadon afati për ripërtrirjen e dokumentacionit të nevojshëm për shfrytëzimin e ndihmës sociale, qytetarët ankohen se hasin në probleme të ndryshme të cilat sjellin një situatë të largimit të tyre nga kjo e drejtë.

Në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore parashihet që shfrytëzuesit e ndihmës sociale të paraqiten në Agjencinë për Punësim si kërkues aktiv për punë, pa të cilin dokument nuk mund të realizojnë të drejtën e ndihmës sociale.

Shfrytëzuesit e ndihmës sociale nga viset më të larta malore ankohen se me 2400 denarë (rreth 40 euro), është vështirë të përballohet kostoja e rrugës e cila duhet bërë për mbledhjen e dokumentacionit përkatës gjë që sjellë humbjen e të drejtës për shfrytëzimin e këtyre mjeteve mëse të nevojshme për ekzistencën e familjeve të tyre.

Nasuf Beqiri nga fshati Rahoviq, Komuna e Sarajit të Shkupit, thotë se vitin e fundit i është ndërpreë ndihma sociale ngase nuk ka arritur të siguroj çertifikatën për lindjen e fëmijës së tij të tretë.

“Po ndihmë sociale kammarrë deri sa më lindi fëmiu i tretë , 2400 denarë, por me lindjen e vajzës së tretë më kërkuan një vërtetim i cili në entin ku duhet ta marrë nuk ishte gati dhe tani më është ndërprerë ndihma” ,rrëfen Nasuf Beqiri kyefamiljar, duke theksuar se procedura e mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm për të marrë ndihmë sociale është shumë e komplikuar.

Këtu përshihet vërtëtimi në bazë të cilit verifikohet se nuk ka marrë të ardhura tjera gjatë vitit të kaluar si dhe ajo që çdo muaj duhet të paraqitet në agjencinë për punësim për të kërkuar punë.

"Rruga është e gjatë, nuk ka lidhje me autobus, më duhet dy orë për të zbritur në këmbë nga fshati Rahoviq në fshatin më të afërm dhe pastaj dhe një orë tjetër për të mbërritur në Shkup", thekson Beqiri.

Nga ana tjetër Tihomir Angellkovski nga Shkupi, thekson se me ndihmën sociale nuk arrin të siguroj as gjërat më elementare, edhe pse ka shkelur thellë në pesëdhjetat e tij thotë se është i detyruar të shes gështenja të pjekura çdo ditë për të siguruar para për gjërat elementare për jetesë.

“Çdo ditë bëhet më e vështirë dhe asesi të pëmisohet gjëndja, jetoj me gruan dhe djalin që është i sëmurë i cili nuk mund të punoj, çdo ditë trokas nga njëra derë në tjetrën dhe asesi nuk arrij të dëshmoj se ai nuk nuk është i aftë të punoj”, thekson Angellkovski.

Nga ana tjetër Ministri i Punës dhe Politikës Sociale duke paralajmëruar rritjen e ndihmës sociale për 5 përqind nga korriku i vitit të ardhshëm, tha se nga viti 2006 deri në vitin 2013 ndihma sociale është rritur për 47 për qind, nderkohë që në bazë të ndryshimeve të fundit ligjore parashihen mjete shtesë nga buxheti i shtetit për kategorinë më të ndijeshme sociale në vend.

“Për vitin e ardhshëm 2015 janë paraparë rreth 85 milion denarë, mjete shtesë për kategorinë më të rrezikuar të shoqërisë, ndërkohë që parashihet të punësohen rreth 300 persona me invaliditet të lehtë truporë, në institucionet shtetërore si dhe sektorin privat”, ka shtuar Dime Spasov .

Por të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave në Maqedoni, tregojnë se për çdo vit shënon rënie numri i familjeve që janë shfrytëzues të asistencës sociale edhe atë gjatë vitit 2009, 49 mijë e 515 familje kanë qënë shfrytëzues të ndihmës sociale, gjersa në vitin 2012 ky numër zbret në 33 mijë, 717 familje shfrytëzuese të ndihmës sociale.

Nga ana tjetër ekspertët theksojnë se shteti duhet të gjej mekanizma që këtë kategori të shoqërisë ta përfshijë në tregun e punës dhe jo siç ndodhë aktualisht, t`i mbaj peng për qëllime të caktuara politike duke u siguruar mjete që nuk dalin as për bukën e gojës.

XS
SM
MD
LG