Ndërlidhjet

Karikaturat e Charlie Hebdo në gazetat evropiane


Ole Mikkelsen dhe Michael Holden, Reuters

Disa gazeta evropiane kanë publikuar karikaturat nga revista javore franceze Charlie Hebdo, për të protestuar kundër vrasjeve nga militantët islamik, që është cilësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe traditës kontinentale të satirës vizuele.

Por, shumë nga ballinat e gazetave kanë shprehur solidaritet me 12 njerëzit, gazetarë e polic, të vrarë në sulmin e së mëkurës, duke publikuar karikaturat dhe editorialet e tyre që kishin kahje tjetër nga skicat më provokuese nga Charlie Hebdo-s për Islamin.

Qëndrimet editoriale nënvizuan dallimet në mes të asaj se si botuesit i’u përgjigjën gjuajtjeve dhe vënë në pyetje nëse ndoshta disa po i bënin vetes cenzurë, për shkak të frikës që po shkaktojnë ofendim, ose edhe po drejtojnë gishtin nga përplasjet islamike.

Në Danimarkë - Jyllands Posten ka publikuar disa karikatura që tallnin më profetin Muhamed në vitin 2005, që kishte shkaktuar protesta në botën Islame, duke lënë të vrarë së paku 50 persona – katër gazeta ripublikuan karikaturat nga gazeta franceze.

Por Jyllands Posten, ekipi i të cilit ishin në mbrojtje të policisë që nga polemika e karikaturave të tyre, vendosën që të mos i publikojnë karikaturat e Charlie Hebdo.

Në Suedi, aty ku artisti Lars Vilks ka jetuar nën mbrojtje të policisë, që nga portretizimi që i kishte bërë profetit Muhamed, Expressen ripublikoi postimin e fundit të Charlie Hebdo's që tallej më liderin e Shtetit Islamik Abu Bakr al-Baghdadi.

"Për disa do të jetë një konkludim i qartë për të mbajtur një profil të ulët, dhe për t’i shmangur provokimet e emocioneve të forta”, tha në një editorial në Berlingske të Danimarkës, që publikoi disa nga karikaturat e Charlie Hebdos-s.

"Por ne nuk duhet të flasim, sepse do të ishte një kërcenim i pa pranueshëm ndaj kulturës”.

Ballina e gazetës Salzburger Nachrichten, ka publikuar karikaturën që shfaq një hapësirë të zezë dhe një fontanë të lapsave me nje mesazh të shkruajtur me dorë:

"Si karikaturist, kam menduar që nuk ka asnjë çështje që nuk mund të shfaqet me anë të vizatimit. Më duhet të pranoj se ngjarja tragjike që ndodhi në Paris, më dha tjetër mendim."

Satira, që shpesh teston limitet e asaj se sa shoqëria mund të pranoj në emër të lirisë së shprhjes, ka rrënjët në kulturën perëndimore, kthim prapa në shekullin e 18-të të dramaturgut francez Volataire dhe në Greqinë antike.

Liria për të kritikuar Kishën Romake Katolike në Francë, ishte parë si një fitore e madhe e revolucionit francez.

Por, ishte zhvillimi i madh i shtypit në shekullin e 19-të që i bëri karikaturat politike një armë të fortë në luftën ndaj opinionit public, me revistat si Punch në Britani dhe karikaturistët si Thomas Nast në Amerikë.

Poeti norvegjez Haavard Rem, kërkoi publikimin e karikaturave të Charlie Hebdon-s, për shkak të ruajtjes së traditës evropiane.

"Kemi mungesë të vizionit të historisë, nëse ne vetëm mbyllim traditën e krenarisë së kritikave ndaj religjionit dhe ideologjisë që përfshin Chaplin “Diktatori” dhe “Jeta e Brain”, ka shkruar ai në Aftenposten, që kishte publikuar tri karikaturat e Charlie Hebdo-s.

”Jeta e Brain”, që përmban satirë në origjinën dhe perceptimin e krishterizmit, kishte provokuar protestuesit kur u botua për herë të parë më 1975.

Rrënjë të thella në kulturën perëndimore

Charlie Hebdo ka shfaqur polemika me sulmet satirike ndaj politikës dhe liderëve fetar, të të gjitha besimeve, dhe ka publikuar shumë karikatura duke tallur profetin Muhamed. Poashtu, ata kanë tallur edhe me të krishterët dhe çifutët.

Xhihadistët kishin paralajmëruar që revista javore do të paguaj për talljet ndaj profetit. Për muslimanët, çdo fyerje e profetit është blasfemi si dhe karikaturat dhe karakteristikat tjera kanë provokuar protesta në mbarë botën islame.

Në Francë, e përditshmja conservative “Le Figaro”, ka botuar ballinën e zezë me titullin “ Liria e vrarë”, por nuk ka ripublikuar asnjë karikaturë. E përditshmja komuniste “L’Humanite” ka botuar një fotografi të ballinës së fundit të revistës Charlie Hebdo.

Poashtu edhe shtypi “Le Parisien’s” ka botuar disa nga karikaturat.

Në Britani, asnjë gazetë vendore nuk ka publikuar karikaturat e Charlie Hebdo-s, edhe pse disa kanë pasur disa nga fotografitë në ballinat e tyre.

"Kam ndjerë obligim ndaj lexuesve, ndaj të vdekurve, ndaj gazetarisë si dhe ndaj stafit tim”, tha për BBC radio, Amol Rajan, redaktor i “Independent”.

"Mendoj se do të ishte rrezik i madh nëse do të ishim gazeta e parë në Britani që do të vendoste të publikonte ato karikatura”.

Gazetat gjermane kanë botuar fotografi dhe video të sulmuesve në ballinat e tyre, por gazeta rajonale e Berlinit ka botuar ballinat e Charlie Hebdo.

Gazeta më e shitur në Berlin “BZ”, që ka një numër lexuesish deri në 130 mijë, i ka dedikuar faqen e parë 18 ballinave të Charlie Hebdo-s – me titullin- “Vive la liberte”. Poashtu, në të përfshihej edhe karikatura e profetit Muhamed që thoshte "100 kamgjika nëse nuk vdisni së qeshuri".

Në Itali, e përditshmja “Il Corriere della Sera” i ka dedikuar një faqe, gjashtë karikaturave të Charlie Hebdo-s.

Gazeta conservative spanjolle “La Razon”, ka ripublikuar ballinën e muajit tetor të Charlie-s, në të cilën Muhamedi shihet në gjunjë, ndërsa i kanë vënë titullin “Të gjithë jemi Charlie Hebdo”.

"Nëse filloni të thoni “ne duhet t’i bëjmë cenzurë vetes sepse mund t’i dëshpërojmë vrasësit ose vrasësit potencial, atëherë ne duhet që t’i mbyllim mediat” , tha Martin Rowson, karikaturist i gazetës “Guardian”, për Reuters.

Përgatiti: Flandra Marmullaku
XS
SM
MD
LG