Ndërlidhjet

Barroso dhe File vizitojnë Ballkanin


BE
BE
Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Shtefan File, tha se bisedat se BE-ja është e lodhur dhe heziton që të pranoj anëtarë të tjerë, janë “mit”.

“Kam dëgjuar shumë për këtë lodhje, por për mua kjo është mit”, tha File dhe shtoi se ky mit duhet të luftohet së bashku “nëpërmjet reformave që sjellin të mira për popullin”.

Këto komente zoti File i bëri të martën, nëpërmjet një kumtese, me ç’rast shpalli se në fund të kësaj jave, së bashku me kryetarin e Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso, do ta vizitojnë Kroacinë, Bosnjë Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë.

Zoti Barroso theksoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor “i takojnë Bashkimit Evropian”, por ka tërhequr vërejtjen se kjo varet nga aftësitë e vendeve për t’i zhvilluar reformat.

Burime në Bashkimin Evropian kanë thënë se Barroso dhe File, në vjeshtë, planifikojnë ta vizitojnë Kosovën, Shqipërinë dhe Serbinë.(f.b.)
XS
SM
MD
LG