E premte, tetor 31, 2014 Kosova 23:52

Kronika

Haradinaj kthehet dhe kërkon kualitet të ri qeverisës

I shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës dhe liruar nga të gjitha aktakuzat për krime lufte, Ramush Haradinaj është kthyer të enjten në Prishtinë ku është pritur me nderime të larta shtetërore dhe nga një numër i madh qytetarësh.

Haradinaj është kthyer në Prishtinë përmes një linje direkte nga Haga me protokoll shtetëror të mundësuar nga Qeveria e Kosovës.

Në Aeroportin e Prishtinës ai është pritur nga kryeministri Hashim Thaçi, zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës si dhe familjarë e të afërm.

Pas zbritjes nga aeroplani, Haradinaj ka ecur nëpër tepihun e kuq dhe me nderimet e Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Haradinajn e pritën edhe një numër i konsiderueshëm i qytetarëve të mbledhur si tek Aeroporti, ashtu edhe në qendër të Prishtinës, ku ai iu drejtua edhe me një fjalim përshëndetës.

Ramush Haradinaj dhe Hashim ThaçiRamush Haradinaj dhe Hashim Thaçi
x
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi
Në Aeroportin e Prishtinës, Thaçi e Haradinaj janë prononcuar së bashku ku ata vlerësuan se vendimi i Tribunalit të Hagës ishte dëshmi për luftën e drejtë të UÇK-së.

Lirimi i Haradinajt, tha kryeministri Thaçi, është lajm i mirë për familjen, qytetarët dhe Kosovën, por edhe për luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pafajësia e Haradinajt, vijoi Thaçi, është plotësim i festës së flamurit dhe 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.

Është një lajm i gëzuar. Është një lajm që i takon dhe që ndërlidhet drejtpërdrejtë me luftën e pastër dhe të drejtë që kemi zhvilluar si Ushtri Çlirimtare e Kosovës”, është shprehur Thaçi.

Në anën tjetër, Haradinaj ka falënderuar kryeministrin Thaçi për pritjen dhe ndihmën e ofruar gjatë gjykimit në Hagë. Ai tha se gjatë gjithë kohës ka jetuar me Kosovën, gëzimet dhe hallet e saj.  

Edhe pse në një proces të gjatë unë kam jetuar me ju me vendin. Jam gëzuar për të arriturat, për fitoret. Jam mërzitur për vështirësitë, për sfidat. Por, sot jam i gëzuar që drejtësia ndërkombëtare e ka konfirmuar se rruga jonë për liri ka qenë e pastër dhe e drejtë dhe po ashtu na mundëson që edhe rruga para nesh do të jetë e mirë dhe ne do të mundemi së bashku t’i tejkalojmë sfidat që na presin”, ka thënë Haradinaj në paraqitjen e tij të parë në Aeroportin e Prishtinës pas kthimit nga Haga.

Pas një vizite në familjen e tij në Prishtinë, Ramush Haradinaj i është drejtuar edhe masës së njerëzve të tubuar në qendër të Prishtinës.

Duhet të rritet kualiteti i qeverisjes në vend. Menaxhimin më të mirë me mundësitë që ka Kosova me resurset, që ta rrisim nivelin e demokracisë në vend. Do të punojmë për zhvillimin ekonomik në Kosovë, pra për një shoqëri evropiane dhe në NATO”, ka thënë Haradinaj para masës së tubuar në qendër të Prishtinës.

Për nder të kthimit të tij në Kosovë, janë ndezur fishekzjarre dhe organizuar manifestime.

Kurse një fjalim interesant para publikut ka mbajtur edhe avokati i Ramush Haradinajt në procesin e Hagës, britaniku Ben Emerson, i cili përsëriti kërkesën e tij për ish-kryeprokuroren e Tribunalit Carla del Ponte.

Kam kërkuar nga Carla del Ponte që sot t’u kërkojë falje Ramushit dhe Kosovës”, tha Emerson.

"Por", vijoi ai, "del Ponte nuk ka kërkuar falje vetëm ka qeshur. Kurse unë i them asaj se kjo nuk është për të qeshur”, tha Emerson. 

Tribunali i Hagës ka zhvilluar procesin e dytë, kësaj radhe të pjesshëm ndaj Ramush Haradinajt dhe dy ish bashkëluftëtarëve të tij nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Lahi Ibrahimaj e Idriz Balaj të cilët i ka shpallur të pafajshëm dhe liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte.

Hagë: Haradinaj, Balaj e Brahimaj, të pafajshëm

Gjykata Ndërkombëtare për Krime Lufte në ish-Jugosllavi ka liruar nga të gjitha akuzat ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ramush Haradinaj, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj.

Vendimi i rigjykimit të pjesshëm që zhvillohej me akuzën për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës” u lexua nga gjykatësi i rastit, Bakone Justice Moloto.

Rigjykimi i pjesshëm ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të  Kosovës për zonën operative të Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarëve të tij, Brahimaj dhe Balaj, kishte nisur në korrik të 2010-ës.

Treshja akuzohej për “trajtim mizor, torturimin dhe vrasjen e të burgosurve” në atë që quhet kampi ushtarak i Jabllanicës në periudhën 1 mars - 30 shtator të 1998-ës.

Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush HaradinajLahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
x
Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
Lahi Brahimaj, Idriz Balaj dhe Ramush Haradinaj
Në vitin 2008, Haradinaj dhe Balaj u patën liruar nga të gjitha akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, ndërsa i akuzuari i tretë, Brahimaj qe dënuar me gjashtë vite heqje lirie për “trajtim mizor dhe torturimin” e të burgosurve të UÇK-së.

Rigjykimi që nisi më se dy vite më parë, pat ardhur si kërkesë e prokurorisë së Tribunalit të Hagës për t’i dëgjuar dëshmitë shtesë të dy dëshmitarëve “të rendësishëm”.

Pavarësisht mosangazhimit të tij politik gjatë kohës sa zhvillohej rigjykimi i pjesshëm, Haradinaj ka mbetur kryetar i partisë opozitare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, drejtimin e së cilës pritet ta vazhdojë pas kthimit në Prishtinë.

Vendimi i Tribunalit të Hagës në rastin Haradinaj e të tjerët vjen rreth dy javë pasi kjo gjykatë hodhi poshtë vendimin e shkallës së parë për dy ish-gjeneralët kroat, Ante Gotovina dhe Mladen Markaç.

Sipas vendimit në fjalë, të dy gjeneralët ishin dënuar me 24 dhe 18 vite heqje lirie për shkak të bashkëpunimit gjatë operacionit “Stuhia” të kryer në verën e vitit 1995 në Krajinë të Kroacisë.

Zijadin Gashi

zijadin.gashi+gmail.com

Zijadin Gashi, i lindur më 01 janar 1973 në Prishtinë. Me gazetari ka filluar të merret që nga viti 1997. Si korrespondent i Radios Evropa e Lirë punon që nga maji i vitit 2001.

Twitter
Ky forum është mbyllur
Radhitja e komenteve
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja 
Nga : Era e freskët Prej : Norvegji
30.11.2012 16:42
Thaqi këto i ka ba sepse është duhur t'i bëjë. Një sjellje që smë ka pëlqyer mbrëme tek sa po zbritnin nga Aeroplani është ai momenti kur z. Haradinaj del vet nga Aeroplani dhe ata dy bashkluftëtarët tjer duhen të iknin nga ana tjeter. Për mendimin tim ky është një MINUS i madh sa i përket anes së z. Haradijnat dhe Thaqinovicit.

Sa po duket shum nuk po ja dijn edhe vlerën UCK-së. Z. Haradijnat askush smund të ja mohoj kontributin e tij gjat luftës, por sduhet kurr për t'i harruar edhe ata tjert që kan derdh gjak për këtë vend. Sduhet me i harruar edhe ata dy bashkluftëtarët e tij se edhe ata kan hanger burg njejt si z. Haradijnaj.


Nga : popovci gjilan Prej : gjermani
29.11.2012 22:01
kito sjellje te kryeministrit jan shum te mir dhe te rrespektushme sepse e meriton ky zotri haradinaj
Në përgjigje

Nga : Teuta Prej : Norvegji
01.12.2012 06:44
kjo sjellje e thaqit,sesht e mir,por ket e ka be,se simet ma askush,e po mundohet mepas pas vetes Aleancen, z.Limaj e futi ne burg,shpresoj te mos taket ket fat dhe z.Haradinaj,se edhe Limen e shpalli Haga te pa fajshme,por prap burg.tani penges eka z.Jakup Krasniqi,se ai nuk toleron padrejtesi.

Nga : Alije Prej : Kanada
29.11.2012 21:44
Lufta per atdhe nuk humbe kurre.

Nga : shqiptari Prej : gyrbet
29.11.2012 21:41
me vjen mir qe u liru ky njeri se nese ka dikun legjenda te gjalla numer 1 esht ky vet ramushi .populli shum pe dojm ket njeri ishalla ky e don popullin e vet se perpara e kan dasht populli shum hashimin po ky popullin sesht tu e dasht

Nga : sadik Prej : kosove
29.11.2012 20:40
O plasni serb se Amerika 501 vjet ka me nejt ketu

Nga : Kreshnik Prej : Prishtine
29.11.2012 18:04
O SA MIRE ME QENE SHQIPTAR O HEEEEEEEEEJ....

Nga : moni Prej : ferizaj
29.11.2012 16:40
O Ramush o zemer Shqiptari edhe enderr ttkam pa qe je liru gezim ma te madh nuk kam pase kurre .Kosova dhe gjithe Shqiptaria po te presin. Rrnofsh sa malet kreshnike krahe me krah me shoket . banu besnik i ketijj populli qe ka vuajtur aq shume , atyre nenave te qelikta qe kurr loti i tyre nuk eshte ndalur.Lavdi trimave , lavdi familjeve te tyre , lavdi popullit , rrnoft dhe bekofte kofte populli shqiptare.

Nga : Londonasi Prej : London
29.11.2012 16:36
URIME TE GJITHVE...

Nga : A.R.T. Prej : Bruxelles
29.11.2012 16:31
Urime çlirimtar, Urime UCK, Urime Populli Shqiptar.
Ëmbelsirë per 100 Vjetorin e Pavarsise.
Prina o komandant ne luften perfundimtare, ne luften e se keqes se mbrendshme, qe na shkalmoi, na molisi, qe do na bej qiraxhi ne shtepin tone, ne lufte kunder HAJNAVE. Ketu eshte çelsi i BASHKIMIT KOMBTAR.
Beru si Hsan Prishtina, qe 100 vite e ca me pare, shkriu ter potencialin: fizik, mendor dhe material per ditet qe po i gezojme edhe ne sot.
Beru Ismail Qemajl i Shekullit te II-te. Per Besë, ka burra ende Shqiptaria si: Bajram Curri, Avni Rrustemi, Isa Biletini, Luigj Gurakuqi, Azem Bejta, Fan Noli e shume te tjere, qe do te vine pas me ter potencialin qe kane, deri ne çlirimin perfundimtar nga shkau i jashtem dhe nga shkau i mbrendshem.
Ende jan gjalle vllezerit e Adem Jasharit, bijte e Shaban Jasharit qe per Atdhe japin çdo gje, vetem kem nevoje per nje Komandant, nje SKENDERBE.
"Patriotat" tane po na shesin shume lire per kuleten e tyre, do te na robrojne me keq se shkau. Mos i lejo keto gjera, se shteti i dobsuar nga vendoret okupohet shume shpejt nga te huajt.
Prina komandant pash Besen e Shqiptarit, per hir te femijeve tane, ardhmeris sone, per hir te deshmoreve te shumte, per hir te LUANIT.
A ka ma pasuri se me qen Kombtar-Shqiptar.

Nga : Karadaku Prej : Prishtinë
29.11.2012 15:35
Hymë në shekullin e dytë të ekzistimit të shtetit shqiptar me këtë sihariç të madh. Është kjo ëmbëlsira-tortja më e mirë për 100 vjetorin e shtetit.
Urime dhe gëzuar shqiptarë kudo që jeni
Faqja e komenteve nga 1
    E ardhshmja