Ndërlidhjet

MPJ: Mbështetje Kosovës për lobim në BE


Flamujt e Kosovës
Flamujt e Kosovës
Zëvendës ministri i jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, është takuar me nënkryetarin e Parlamentit Evropian dhe politikanin e njohur austriak, Othmar Karas.

Me këtë rast është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë.

Zoti Karas ka shprehur gatishmëri për të ndihmuar në proceset politike që po zhvillohen në Kosovë, përfshirë punën në lobimin me pesë shtetet e Bashkimit Evropian, që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në Vjenë, zoti Selimi është takuar edhe me personalitete të tjera politike.
XS
SM
MD
LG