Ndërlidhjet

Nikolliq mohon sërish gjenocidin në Srebrenicë


Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq
Presidenti serb, Tomisllav Nikoliq
Presidenti i ri serb Tomisllav Nikolliq ka thënë përsëri se vrasja e 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjes në Srebrenicë në vitin 1995 nuk ishte gjenocid.

Nikolliq është cituar të premten të ketë thënë se “bashkatdhetarët e mi kryen një krim të tmerrshëm dhe unë kurrë nuk do ta justifikojë këtë."

Por, ai e mbështeti qëndrimin e parlamentit serb, i cili largoi fjalën “gjenocid” nga deklarata për Srebrenicën e vitit 2010.

Nikolliq një deklaratë ku mohonte gjenocidin në Srebrenicë e ka bërë me ta marrë postin e presidentit, duke nxitur reagime të ashpra ndërkombëtare.

Masakra e Srebrenicës është përcaktuar si gjenocid nga Tribunali Ndërkombëtar i Hagës dhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG