Ndërlidhjet

Revista e Berluskonit i publikon fotot e dukeshës


Princi Uilliem dhe bashkëshortja e tij Dukesha e Kembrixhit
Princi Uilliem dhe bashkëshortja e tij Dukesha e Kembrixhit
Revista italiane “Chi” sot i ka publikuar fotografitë e Dukeshës së Kembrixhit nga Britania, më parë e njohur si Kejt Midëlton, që është bashkëshorte e Princit Uilliem.

Revista “Chi” është pronë e grupit botues, që kontrollohet nga familja e ish kryeministrit italian, Silvio Berluskoni.

Revista i ka botuar fotot gjysmëlakuriqe të dukeshës në 38 faqe, së bashku me një artikull ku spekulohet lidhur me mundësinë që ajo të ketë bërë operacion plastik.

Fotografitë, që ishin bërë dersia çifti nga Familja Mbretërore Britanike, ishte në pushim një Francë, në fillim të këtij muaji, së pari janë pulbikuar më 14 shtator në revistën franceze, “Closer”, që poashtu kontrollohet nga Grupi Mondadori i Berluskonit.

Sot, një gjykatë në Francë do ta dëgjoj një ankesë kundër revistës, që mund ta ndaloj publikimin e mëtejshëm të fotografive.

Avokatët e Familjes Mbretërore Britanike po synojnë që të hapen akuza penale kundër revistës “Closer”.
XS
SM
MD
LG