Ndërlidhjet

Dhunë në Bengazi, 3 të vrarë


Bengazi, foto nga arkivi
Bengazi, foto nga arkivi
Të paktën tre persona janë vrarë në Bengazi të Libisë, kur protestuesit morën kontrollin mbi disa baza të milicisë islamike.

Raportohet se vrasjet u shënuan të shtunën e hershme, gjatë një përleshje jashtë selisë së Brigadës Sahaty, që thuhet se vepron nën autoritetin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Të paktën 20 persona të tjerë janë lënduar.

Selia e grupit islamik Ansar al-Sharia është sulmuar gjithashtu.

Grupi dyshohet për përfshirjen në sulmin kundër Konsullatës Amerikane në Bengazi, ku u vranë ambasadori Chris Stevens dhe tre amerikanë të tjerë.

Sulmet erdhën pasi që rreth 30 mijë nejrëz u tubuan kundër ndikimit të milicisë në qytet. Qindra ekstremistë islamikë mbajtën një protestë të ndarë të tyre.
XS
SM
MD
LG