E enjte, tetor 23, 2014 Kosova 17:47

Lajmet

Merkel arrin në Londër për bisedime me Cameronin

Kancelarja Angela Merkel gjatë një takimi të mëhershëm me kryeministrin britanik, David Cameron Kancelarja Angela Merkel gjatë një takimi të mëhershëm me kryeministrin britanik, David Cameron
x
Kancelarja Angela Merkel gjatë një takimi të mëhershëm me kryeministrin britanik, David Cameron
Kancelarja Angela Merkel gjatë një takimi të mëhershëm me kryeministrin britanik, David Cameron
Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka arritur në Londër për të zhvilluar bisedime me kryeministrin e Britanisë së Madhe, David Cameron, lidhur me një mosmarrëveshje për buxhetin 7 vjeçar të radhës së Bashkimit Evropian.

Cameron ka kërcënuar ta përdorë veton për buxhetin e BE-së për vitet 2014-2020, i cili është propozuar të jetë 1 trilion euro, sepse, sipas tij, buxheti bën thirrje për rritje në shpenzime.

Ai tha se dëshiron shkurtime të atij buxheti, apo të paktën që të ngrihet në nivelet aktuale.

Para takimit të saj në Londër, Merkel tha se nuk mund ta paramendojë Bashkimin Evropian pa Britaninë e Madhe si anëtare.

Ajo tha se Bashkimi Evropian nuk e ka përdorur gjithmonë buxhetin e vet me “efikasitetin më të madh”, por tha se shpreson që ai të përdoret më mirë në të ardhmen.