E premte, gusht 01, 2014 Kosova 09:48

Lajmet

Franca përshëndet vazhdimin e takimeve Thaçi-Daçiq

Bruksel, 7 nëntor 2012.Bruksel, 7 nëntor 2012.
x
Bruksel, 7 nëntor 2012.
Bruksel, 7 nëntor 2012.
Franca mbështet vazhdimin e dialogut në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivel të lartë politik dhe mendon se bëhet fjalë për një hap “të rëndëishëm dhe konstruktiv”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Jashtme franceze.

“Takimi i ri, i cili është mbajtur më 7 nëntor në Bruksel, konfirmon vullnetin e të dyja palëve për normalizimin e marrëdhënieve”, ka theksuar ministria e Francës, duke vlerësuar edhe punën e shefes për politikë të jashtme të BE-së, Catherine Ashton, si ndërmjetëse të takimeve.

Të mërkurën në Bruksel janë takuar kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Ivica Daçiq.

Takimi i parë mes tyre është mbajtur më 19 tetor, po ashtu nën praninë e baroneshës Ashton.

Të dy takimet pasojnë bisedimet për çështje teknike në mes të Prishtinës dhe Beogradit, të cilat kanë nisur në mars të vitit të kaluar, porse janë ndërprerë pas mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi në muajin maj.

Diplomatët evropianë kanë kërkuar nga Beogradi dhe Prishtina që të normalizojnë marrëdhëniet, në mënyrë që të avancojnë drejt integrimit në BE.