Ndërlidhjet

Irani qëllon një avion të telekomanduar të SHBA-së


Ilustrim
Ilustrim
Shtetet e Bashkuara kanë zbuluar se një avion i Iranit ka qëlluar, por nuk ka goditur një avion të telekomanduar amerikan, i cili fluturonte mbi hapësirën ndërkombëtare të Gjirit.

Autoritetet amerikane kanë bërë të ditur se incidenti ka ndodhur më 1 nëntor.

Zëdhënësi i Pentagonit, George Little, ka thënë se avioni i telekomanduar është rikthyer i padëmtuar në bazën e tij.

Sipas tij, avioni “Predator” ka qenë rreth 16 milje detare larg bregut të Iranit.

Hapësira ajrore ndërkombëtare nis pas 12 miljesh detare.

Little ka thënë se Uashingtoni i ka bërë me dije Iranit se avionët e tij do të vazhdojnë të fluturojnë mbi hapësirën ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG