Ndërlidhjet

Iranit i kërkohet të hetojë vdekjen e blogerit


Sattar Beheshti
Sattar Beheshti
Franca, Britania dhe grupi për të drejtat e njeriut Amnesty International (AI) u kanë bërë thirrje autoriteteve iraniane që të hetojnë vdekjen e një blogeri antiqeveritar, i cili ka ndërruar jetë në paraburgim.

AI ka thënë se ka indikacione se Sattar Beheshti mund të ketë vdekur pasi është torturuar.

Sipas grupeve opozitare në Iran, Beheshti është burgosur në fund të tetorit, ndërsa trupi i tij i është dhënë familjes të mërkurën.

Para arrestimit të tij, Beheshti ka shkruar një blog, duke thënë se është kërcënuar nga shërbimet iraniane të sigurisë.

Ministria e Jashtme franceze dhe ajo britanike kanë kërkuar nga Irani që të hetojë vdekjen.
XS
SM
MD
LG