E premte, tetor 31, 2014 Kosova 17:24

Lajmet

Pakistan: 10 nëntori, “dita globale për veprim” kushtuar Malalas

 Malala Yousafzai Malala Yousafzai
x
 Malala Yousafzai
Malala Yousafzai
Zyra e të Dërguarit Special të Kombeve të Bashkuara për Edukim njoftoi sot se 10 nëntori, është shpallur “ditë globale për veprim”, për adoleshenten pakistaneze, aktiviste e të drejtave, Malala Yousufzai.

Kjo shpallje bëhet një muaj pasi Malala u qëllua në kokë nga talibanët, në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, kur po kthehej nga shkolla.

I dërguari i posaçëm, ish-kryeministër i Britanisë së Madhe, Gordon Brown, ndodhet në Islamabad për të diskutuar për mënyrat e përfshirjes së dhjetëra mijëra vajzave pakistaneze në sistemin shkollor.

Në Britani të Madhe, me mijëra njerëz e kanë nënshkruar një peticion që bën thirrje për nominim të Malala Yousufzait për çmimin Nobel për Paqe.