E premte, shtator 19, 2014 Kosova 05:46

Lajmet

Berisha mbështet dialogun Kosovë- Serbi

Sali BerishaSali Berisha
x
Sali Berisha
Sali Berisha
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka shprehur përkrahjen e Shqipërisë për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, duke thënë se "shtetet fqinje duhet t’i zgjidhin çështjet e hapura, bilateralisht".

Ai po ashtu vlerësoi marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve(IBM), duke theksuar se kjo marrëveshje duhet të implemetohet sa më shpejt.

Berisha i ka bërë këto komente pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Tiranë.

Në javën e kaluar është mbajtur takimi i fundit mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e BE-së, ndërsa është paralajmëruar një tjetër për në muajin dhjetor.