Ndërlidhjet

FMN fillon bisedimet me Serbinë për një kredi të mundshme


Ilustrim
Ilustrim
Fondi Monetar Ndërkombëtar i ka hapur bisedimet me Serbinë rreth mundësisë së marrëveshjes për dhënien e një kredie për këtë vend të Ballkanit.

Bisedimet që filluan sot do të fokusohen në zotimet e qeverisë së re të Serbisë për t’i zvogëluar shpenzimet publike në draft buxhetin e vitit 2013.

Deficiti i Serbisë në vitin 2012 është rritur për rreth 7 përqind në Bruto Produktin e Brendshëm. Draft buxheti i vitit të ardhshëm e parasheh zvogëlimin e këtij deficiti në 3.6 përqind.

FMN kishte ngrirë një kredi prej 1 miliard eurosh me Serbinë në muajin janar, për shkak të rritjeve të shpenzimeve në sektorin publik të vendit.

Qeveria thotë i nevojitet një marrëveshje e re me FMN, gjë që do të garantonte investime të huaja në vend.
XS
SM
MD
LG