E martë, shtator 02, 2014 Kosova 11:09

Lajmet

Ministrat e Jashtëm të BE-së përshëndesin krijimin e koalicionit sirian

Pamje gjatë takimit të sotëm në KajroPamje gjatë takimit të sotëm në Kajro
x
Pamje gjatë takimit të sotëm në Kajro
Pamje gjatë takimit të sotëm në Kajro
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian mirëpritën sot formimin e koalicionit të ri sirian, por nuk i dhanë njohje të plotë.

Ministrat e Jashtëm të BE–së dhe Ligës Arabe u takuan sot në Kajro të Egjiptit për të diskutuar për krizën në Siri.

Disa grupe të opozitës siriane u pajtuan të dielën që të bashkoheshin për krijimin e  Koalicionit Kombëtar të Sirisë për Forcat Opozitare dhe Revolucionare, të udhëhequr nga kleriku Ahmed Moaz al-Khatib.

Ai u bëri sot thirrje shteteve evropiane që ta njohin këtë koalicion si përfaqësuesin legjitim të njerëzve të Sirisë.

Ai gjithashtu u bëri thirrje fuqive perëndimore që t’i armatosin rebelët sirianë me “armë të specializuara”.

Sipas Ahmed Moaz al-Khatib, rebelët kanë nevojë të madhe për armatim, në mënyrë që ta “ndalin vuajtjen e sirianëve dhe gjakderdhjen në vend”.