Ndërlidhjet

Vriten dy përkthyes të NATO-s në Afganistan


Afganistan
Afganistan
Militantët talibanë kanë qëlluar për vdekje dy afganë, që punonin si përkthyes për trupat e NATO-s në Afganistan.

Incidenti ka ndodhur rreth 80 kilometra në jug të Kabulit.

Burimet zyrtare thonë se militantët kanë lënë trupat e viktimave pranë makinës me të cilën udhëtonin nga Kabuli në provincën Logar.

Mijëra afganë, kryesisht të rinj, janë punësuar në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë, për të ndihmuar ushtarët që luftojnë kryengritësit talibanë.

Afganët janë shpesh shënjestër e militantëve.
XS
SM
MD
LG