E mërkurë, janar 28, 2015 Kosova 02:21

Lajmet

Popullsia në Spanjë drejt zvogëlimit

MadridMadrid
x
Madrid
Madrid
Numri i njerëzve që jetojnë në Spanjë do të bie nga 46.2 milionë sa është aktualisht në 41.5 milionë në vitin 2052, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Statistikave të Spanjës.

Në zvogëlimin e popullsisë, sipas tij, është duke ndikuar rënia e natalitetit dhe vala e emigracionit që po shkakton kriza ekonomike.

“Rreth 14.6 milionë foshnje do të lindin në Spanjë gjatë katër dekadave të ardhshme. Kjo është 24 për qind më pak se në 40 vjetët e shkuar”, ka konstatuar Instituti i Statistikave.

Kriza ekonomike në Spanjë ka bërë që imigrantët të kthehen në vendet e tyre, ndërsa spanjollët të lëvizin jashtë vendit.

Në nëntë muajt e parë të këtij viti, 365,000 shtetas të huaj dhe 55,000 spanjollë kanë lënë vendin.

VOX

Prishtina

Pritjet e të rinjve për vitin 2015

Në rubrikën tonë të përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi marrë mendimet e të rinjve, rreth asaj se çka ata presin nga viti 2015