E premte, prill 18, 2014 Kosova 17:45

Lajmet

Tusk: I dyshuari polak i ngjashëm me Breivikun

Donald TuskDonald Tusk
x
Donald Tusk
Donald Tusk
Madhësia e shkronjave - +
Kryeministri polak, Donald Tusk tha sot se ekziston një lidhjet ndërmjet njeriut të arrestuar nën dyshimin për komplot në një sulm terrorist kundër udhëheqësisë së Polonisë dhe norvegjezit Anders Behring Breivik, i cili la të vrarë 77 njerëz gjatë sulmit të vitit të kaluar në Norvegji.

Sipas Tusk, i dyshuari polak ishte i “magjepsur” me Breivikun dhe se një analizë e kontakteve të Breivikut u kishte hyrë në punë prokurorëve polakë dhe i kishte çuar në drejtim të gjetjes së të dyshuarit.

Personi i arrestuar sot, identiteti i së cilit nuk është zbuluar, supozohet se ka planifikuar shpërthimin e katër veturave bombë jashtë parlamentit, në kohën kur ishin brenda kryeministri, presidenti, kabineti dhe ligjvënësit e vendit.

I dyshuari thuhet se ka qenë i pajisur me materiale shpërthyese, municion dhe armë.

Gjatë një konference për media në Varshavë, prokurori Piotr Krason tha se ky burrë, një hulumtues universitar nga Krakova, nuk i përket asnjë grupi politik, por tha se kishte motive kombëtare, anti semite dhe ksenofobike.