E dielë, shtator 21, 2014 Kosova 08:02

Lajmet

ICTY konfirmon: Më 29 nëntor verdikti për Haradinajn

Ramush HaradinajRamush Haradinaj
x
Ramush Haradinaj
Ramush Haradinaj
Verdikti në rastin e rigjykimit të pjesshëm të Ramush Haradinaj, Idriz Balajt and Lahi Brahimaj, tre ish komandantë të Ushtrisë Çlirimntare të Kosovës, do të publikohet të enjten më 29 nëntor, në orën 9, ka bërë me dije Tribunali i Hagës, përmes një njoftimi të postura në uebfaqen e vet.

Gjykata ndërkombëtare e Hagës ka përfunduar në qershor seancat dëgjimore për rastin Haradinaj dhe të tjerët.

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit, Haradinaj, dhe dy bashkëluftëtarët e tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj janë kthyer në Hagë për shkak të dëshmive shtesë të paraqitura nga dy dëshmitarë.

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.

Haradinaj, Balaj dhe Brahimaj akuzohen për “vrasje, torturë dhe trajtim mizor, si krime që bien ndesh me ligjet dhe zakonet e luftës”.