Një gjykatë ruse ka hedhur poshtë padinë që kërkonte miliona dollarë dëmshpërblim nga ylli amerikan i popit, Madonna, nën akuzat se ka fyer ndjenjat e rusëve duke promovuar homoseksualitetin në një koncert në Shën Petersburg.
Në muajin mars, Shën Petersburgu ka miratuar ligjin, i cili parasheh gjoba për “promovimin e homoseksualitetit”.
Në koncertin e saj gjashtë muaj më vonë, Madonna ka sulmuar legjislacionin.
Aktivistët anti-homoseksualë, që kanë ngritur padinë, kanë paraqitur video-incizimin nga koncerti i Madonës dhe informacionet për kulturën homoseksuale nga Wikipedia si dëshmi para gjykatës.
Gjykata në Shën Petersburg ka hedhur poshtë padinë, ndërsa aktivistët kanë thënë se do të apelojnë vendimin.