E premte, tetor 31, 2014 Kosova 11:39

Lajmet

Shtyhet privatizimi i PTK-së

PTKPTK
x
PTK
PTK
Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës ka zgjatur afatin për dorëzimin e ofertave të investitorëve potencialë për privatizimin e PTK-së deri më 15 janar të vitit 2013.

Në këtë shtyrje, sipas një njoftimi për media nga Ministra e Zhvillimit Ekonomik, ka ndikuar interesimi për mbështetje nga institucionet financiare, veçmas pas pranimit të Republikës së Kosovës në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Kjo shtyrje është bërë në pajtueshmëri me rekomandimet e këshilltarit të transaksionit dhe atij strategjik, me qëllim të ofrimit të kohës adekuate për përgatitje të ofertave për kompanitë aplikonte”, thuhet në njoftim.

Po sipas tij, Komisioni vlerëson se ky proces është duke vazhduar sipas standardeve më të larta ndërkombëtare dhe autorizimeve të dhëna nga Kuvendi dhe Qeveria e Kosovës.

Procesi i privatizimit të Postë-Telekomit ka rinisur pas dështimit të tij në vitin 2011.

Procesi ishte mbyllur në tetor të vitit të kaluar, pasi që nga konkurrenca ishte tërhequr Telekomi kroat, me arsyetimin se menaxherët e Postës dhe Telekomit të Kosovës janë të dyshuar për korrupsion.