E mërkurë, prill 16, 2014 Kosova 12:33

Lajmet

Hoxhaj: Synim – bashkëpunim më i afërt rajonal

Enver Hoxhaj (majtas) në një takim të mëhershëm me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Popovski në ShkupEnver Hoxhaj (majtas) në një takim të mëhershëm me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Popovski në Shkup
x
Enver Hoxhaj (majtas) në një takim të mëhershëm me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Popovski në Shkup
Enver Hoxhaj (majtas) në një takim të mëhershëm me ministrin e jashtëm të Maqedonisë Nikolla Popovski në Shkup
Madhësia e shkronjave - +
Ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar sot se raportet me Malin e Zi dhe Maqedoninë janë shumë të mira dhe ka shfaqur shpresën për “një bashkëpunim më të ngusht rajonal në të gjitha fushat”.

Këto komente ai i bëri gjatë takimeve të ndara me ministrat e jashtëm të këtyre dy vendeve, përkatësisht Nebojsha Kallugjeroviq dhe Nikolla Popovski, në Konferencën e ministrave të jashtëm të Evropës Juglindore në Berlin.

Zoit Hoxhaj e ka falënderuar Malin e Zi dhe Maqedoninë për mbështetjen që i kanë dhënë Kosovës në anëtarësimin në Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ka njoftuar Ministria e jashtme e Kosovës.

Ministrat Kallugjeroviq dhe Popovski e kanë vlerësuar pozitivisht progresin në Kosovë dhe kanë shprehur mbështetjen e shteteve të tyre në proceset e integrimit të Kosovës në organizatat rajonale dhe evropiane.