E martë, shtator 16, 2014 Kosova 23:26

Lajmet

Egjipt: Gjyqtarët e akuzojnë Morsin për sulm ndaj drejtësisë

Forcat e sigurisë së Egjiptit i bllokojnë rrugët për në Parlament dhe Sheshin Tahrir në KajroForcat e sigurisë së Egjiptit i bllokojnë rrugët për në Parlament dhe Sheshin Tahrir në Kajro
x
Forcat e sigurisë së Egjiptit i bllokojnë rrugët për në Parlament dhe Sheshin Tahrir në Kajro
Forcat e sigurisë së Egjiptit i bllokojnë rrugët për në Parlament dhe Sheshin Tahrir në Kajro
Gjyqtarët më të lartë të Egjiptit e kanë akuzuar presidentin Muhammad Morsi për “sulm të paprecedent ndaj pavarësisë së gjyqësorit”.

Këto kritika u bënë sot në një kumtesë të Këshillit Suprem të Drejtësisë dhe ato janë drejtuar kundër dekretit të presidentit, me të cilin ai i siguron vetvetes autoritzime të gjëra të reja.

Njëherësh, në qytetin e dytë më të madh në këtë vend, Aleksandri, gjyqtarët kanë shpallur grevë për të protestuar kundër dekretit të presidentit.

Dekreti nuk lejon asnjë gjykatë që ta shpërndajë Asamblenë kushtetuese, e cila po e përgatitë kushtetutën e re.

Me dekret, poashtu, nuk lejohet asnjë ankesë gjyqësore ndaj vendimeve të presidentit.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në Egjipt gjatë ditës së premte, duke e akuzuar Morsin se po i jep vetvetes autorizime diktatoriale.

Presidenti dhe mbështetësit e tij thonë se ai po vepron për ta mbrojtur revolucionin e vitit të kaluar, që të mos shkatërrohet nga lojalistët e ish liderit, Hosni Mubarak.