E premte, prill 25, 2014 Kosova 07:19

Lajmet

Siri: Kryengritësit e kanë marrë një bazë të helikopterëve

Pamje e protestave kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në një lokalitet afër qytetit IdlibPamje e protestave kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në një lokalitet afër qytetit Idlib
x
Pamje e protestave kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në një lokalitet afër qytetit Idlib
Pamje e protestave kundër presidentit sirian Bashar al-Assad në një lokalitet afër qytetit Idlib
Madhësia e shkronjave - +
Kryengritësit në Siri thanë sot se e kanë marrë një baze të helikopterëve, që është 15 kilometra në lindje të kryeqytetit Damask, gjatë një lufte të zhvilluar natën.

Në një video në Internet, për të cilën aktivistët thonë se është filmuar në bazën Marj al-Sultan, shihen kryengritësit me pushkë automatike duke lëvizur nëpër këtë bazë.

Poashtu, është parë një armatim kundër – ajror i pozicionuar në pikën më të lartë të një bunkeri, ndërsa një komandant i kryengritësve shihej afër një helikopteri.

Autenticiteti i videos nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha se pesë kryengritës ishin vrarë nga pasojat e lëndimeve nga përleshjet për këtë bazë.