Ndërlidhjet

Irani: NATO në kufirin sirian e përkeqëson krizën


Sistemi mbrojtës amerikan Patriot gjatë një prove
Sistemi mbrojtës amerikan Patriot gjatë një prove
Irani thotë se vendosja e mbrojtjes raketore të NATO-s afër kufirit të Turqisë me Sirinë, do t’i shtonte tensionet lidhur me krizën në Siri.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Iranit, Ramin Mehmenparast, u tha sot agjencive iraniane të lajmeve, se vendosja e sistemit Patriot “nuk do të ndihmoj në zgjidhjen e situatës në Siri, por aktualisht do ta bëjë situatën më të vështirë dhe të komplikuar poashtu”.

Javën e kaluar Turqia ka kërkuar nga aleatët e NATO-s vendosjen e sistemit Patriot, i cili do t’i ndërprente sulmet ajrore apo raketat.

Kjo kërkesë u bë pas bisedimeve lidhur me shtimin e sigurisë në kufirin e gjatë 900 kilometra të Turqisë.
XS
SM
MD
LG