E dielë, maj 24, 2015 Kosova 04:57

Lajmet

Afganistan: Protestë kundër dënimit të personit që i vrau francezët

Studentët afganë i djegin flaumt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në protestën në XhalalabadStudentët afganë i djegin flaumt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në protestën në Xhalalabad
x
Studentët afganë i djegin flaumt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në protestën në Xhalalabad
Studentët afganë i djegin flaumt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara në protestën në Xhalalabad
Qindra studentë në pjesën lindore të Afganistanit kanë demonstruar kundër dënimit me vdekje për ushtarin afgan, që i ka vrarë pesë ushtarë të Francës.

Studentët sot e kanë bllokuar rrugën që çonte në Xhalalabad, duke kërkuar anulimin e dënimit me vdekje për afganin Abdul Sabor.

Një gjykatë e ka shpallur fajtor Saborin për vrasjen e ushtarëve francezë në janar të këtij viti, derisa ata bënin ushtrime fizike në bazën e tyre, në provincën lindore Kapisa.

Abdul Sabor është ushtari i parë afgan që dënohet për vrasjen e kolegëve ndërkombëtarë, me ç’rast pjesëtarët e forcës së sigurisë së Afganistanit i kthejnë armët e tyre kundër trupave të jashtme aleate.

Në protestën e sotme studentët, poashtu, i kanë djegur flamujt e Izraelit dhe të Shteteve të Bashkuara, në shenjë të pakënaqësisë për sulmet ajrore në Rripin e Gazës.

Gjatë tetë ditëve të dhunës në këtë territor, më herët këtë muaj, janë vrarë gjashtë izraelitë dhe 166 palestinezë.

Përzgjedhja Jonë

Priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.