Ndërlidhjet

Dialogu me Kosovën, temë e takimit Reeker-Daçiq


Philip Reeker
Philip Reeker
Zëvendës ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, Philip Reeker gjatë vizitës në Serbi duhet ta inkurajojë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës, si një nga parakushtet për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, ka thënë ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.

“Natyrisht ky nuk është kushti i vetëm që duhet të plotësojë Serbia. Duhet të luftohet dhe korrupsioni dhe krimi”, ka thënë Kriby duke kujtuar kapitujt 23 dhe 24, që lidhen me sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kirby ka thenë se një nga temat që do diskutohen mes Reeker-it dhe kryeministrit Ivica Daçiq do të jetë edhe krijimi i klimës së favorshme për investitorët amerikanë, duke marrë parasysh se papunësia në Serbi është tepër e lartë, rreth 25 për qind.

Reeker viziton sot Beogradin, gjatë të cilës vizitë do të takojë kryeministrin Ivica Daçiq. Ai thuhet se do të vizitojë edhe Bosnje dhe Hercegovinën, para se të udhëtojë për në Bruksel.
XS
SM
MD
LG