E shtunë, gusht 02, 2014 Kosova 04:25

Lajmet

Izraeli reagon ndaj avancimit palestinez në OKB

JerusalemJerusalem
x
Jerusalem
Jerusalem
Izraeli njoftoi se ka miratuar planet për ndërtimin e 3 mijë banesave të reja në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Jerusalemin Lindor.

Zyrtarët izraelitë, duke folur me kusht anonimiteti, thanë se qeveria ka autorizuar ndërtimin e vendbanimeve të reja, mijëra sosh.

Njoftimi vjen një ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi përmirësimin e statusit të palestinezëve nga “entitet” në “shtet jo-anëtar vëzhgues”.

Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara votuan kundër avancimit.

Organizata Çlirimtare Palestineze, Hanani Ashrawi i quajti planet e Izraelit për të ndërtuar vendbanime të reja një akt të “agresionit kundër një shteti” dhe tha se bota duhet të ndërmarrë përgjegjësitë e veta.”