Autoritetet ruse kanë vazhduar të përballen me pasojat që ka shkatuar stuhia e madhe e borës në Tver, Novgorod dhe në rajonet e Leningradit të Rusisë Evropiane.
Trafiku është prapësuar përgjatë 200 kilometrave të autostradës që lidh Moskën me Shën Petersburgun.
Autoritetet kanë ngritur stacione ushqimi përgjatë rrugës, për të ndihmuar njerëzit e bllokuar.
Ministri i Emergjencave, Vladimir Puchkov, thuhet se po kontrollon përpjekjet për rimëkëmbje.
Ndërkaq, ministri i Trasnportit, Maksim Sokolov, është në Tver për të diskutuar situatën me zyrtarët lokalë.
Rreth 40 centimetra borë kanë rënë në Tver të premten dhe të shtunën.