Ndërlidhjet

Merkel: Greqisë mund t’i falet borxhi


Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Greqisë t’i falet borxhi, kur ky vend të vërë në rregull financat e tij, raporton gazeta “Bild am Sonntag”.

Merkel ka thënë se çështja e faljes së borxhit mund të shqyrtohet nga viti 2014.

Qeveria gjermane më herët është zotuar se nuk do të ketë një hap të tillë, duke thënë se Greqia duhet të zbatojë masa kursimi dhe reforma strukturore, në mënyrë që të marrë hua.

Mirëpo, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe shumë ekonomistë kanë thënë se vendet e Eurozonës duhet t’i falin Greqisë një pjesë të borxhit, nëse ajo përmbush kriteret e caktuara.

“Kur Greqia të vërë në rregull të ardhurat e saj, pa marrë borxhe të reja, atëherë do të shqyrtojmë situatën dhe do të bëjmë vlerësimin”, ka thënë Merkel.

Greqia, së shpejti, pritet të hyjë në vitin e gjashtë të recesionit, me një të katërtën e fuqisë punëtore pa punë.
XS
SM
MD
LG