E shtunë, maj 23, 2015 Kosova 12:18

Lajmet

Zhbllokohet ueb-faqja e REL në Taxhikistan

Uebfaqja e Shebrimit të Taxhikistanit e RFE/RLUebfaqja e Shebrimit të Taxhikistanit e RFE/RL
x
Uebfaqja e Shebrimit të Taxhikistanit e RFE/RL
Uebfaqja e Shebrimit të Taxhikistanit e RFE/RL
Uebfaqja e shërbimit të Taxhikistanit është kthyer sërish në internet.

Uebfaqja e radio Ozodit është bllokuar të enjten në mbrëmje me kërkesë të autoriteteve të Taxhikistanit.

Kreu i Shërbimit Shtetëror për Komunikime në këtë vend, Beg Zukhurov, ka thënë se autoritetet “kanë vepruar në përgjigje të ankesave nga një grup i qytetarëve, të cilët kanë shprehur kundërshtimet e tyre për disa agjenci informacioni, të cilat veprojnë kundër interesave të Taxhikistanit”.

Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Steven Korn, e ka cilësuar këtë veprim si “censurë”.

“Kjo është shkelje e së drejtës themelore për fjalë të lirë. Qeveria, mediat, sektori privat, komuniteti i të drejtave të njeriut dhe qytetarët e Taxhikistanit duhet ta dënojnë këtë”, ka thënë Korn.

Këtë vit, autoritetet e Taxhikistanit kanë ndaluar përkohësisht disa ueb-faqe, përfshirë: YouTube-in, BBC-në, Asia Plus-in dhe mediat ruse.

Përzgjedhja Jonë

Për një vit, priten një milion metra kub pyje

Kosova ka 460 mijë hektarë pyje. Rreth 80 për qind e lëndëve djegëse në vend kanë burim pyjet. Andaj, ekspertët thonë se pyjet në Kosovë nuk janë në nivel të kënaqshëm, derisa shtojnë se gjatë një viti priten rreth një million metra kub pyje.

Një milion euro për shëndetësi në veri

Qeveria e Kosovës ka ndarë 15 milionë euro për katër komunat në veri të Kosovës, Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zubin Potokun dhe Zveçanin. Për sektorin e shëndetësisë janë ndarë 1 milion euro.

Si të vazhdosh jetën kur miqtë të martirizohen?

“Një nga gjërat më të vështira të xhihadit është kur e humbet një mik”, e pranon militanti çeçen i Shtetit Islamik, Musa Abu Yusuf Shishani, në një postim në rrjete sociale të publikuar së fundi.