E enjte, dhjetor 18, 2014 Kosova 04:57

Lajmet

Vuçiq: Dialogu Beograd – Prishtinë, obligim i Serbisë

Aleksandar Vuçiq Aleksandar Vuçiq
x
Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq
Nënkryetari i qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vlerësuar se zbatimi i marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Vendkalimeve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, është një proces kompleks dhe afatgjatë, të cilin nuk duhet ndërlidhur me data të caktuara.

“Dialogu i Beogradit me Prishtinën është obligim i yni”, tha Vuçiq dhe shtoi se “më së lehti është të kritikohet, por është vështirë të bëhen zgjidhje serioze, për vendin i cili gjendet në situatë të vështirë”.

Mëtutje, ai u tha gazetarëve në Beograd se dialogu ndërmjet Beogradit e Prishtinës është obigim i Serbisë dhe theksoi se së shpejti do të dihen detajet e platformës për Kosovën.

Zyrtarët serbë, marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (anglisht IBM), i referohen si marrëveshje për Menaxhimin e Integruar të Vendkalimeve.