E mërkurë, tetor 22, 2014 Kosova 08:21

Lajmet

NATO miraton kërkesën turke për raketat Patriot

Raketat PatriotRaketat Patriot
x
Raketat Patriot
Raketat Patriot
NATO thotë se e ka miratuar kërkesën e Turqisë, që të vendosë raketat Patriot në territorin e saj, për të mbrojtur vendin nga sulmet e mundshme nga Siria fqinje.

Në një deklaratë të lëshuar në fund të një takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, aleanca tha se “ka vendosur që të shtojë kapacitetet e mbrojtjes ajrore të Turqisë” dhe përshëndeti “gatishmërinë e Gjermanisë, Holandës dhe Shteteve të Bashkuara për të siguruar raketat Patriot, sipas procedurave përkatëse kombëtare të tyre”.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Holanda janë të vetmet vende që mund të vendosin armët e tilla.

Rusia, aleatja e Sirisë, ka paralajmëruar se vendosja e raketave mund të përkeqësojë armiqësitë.

Shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen tha më herët se vendosja e raketave do të ndodhë “brenda disa javësh”.