E dielë, gusht 31, 2014 Kosova 00:16

Lajmet

BE: Shef i ri i misionit EULEX – Bernd Borchardt

x
Diplomati gjerman, Bernd Borchardt, është emëruar shef i ri i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, EULEX.

Siç ka njoftuar Këshilli i Bashkimit Evropian, ai këtë detyrë e merr me 1 shkurt të vitit 2013, duke e zëvendësuar kështu francezin, Xavier Bout de Marnhac, i cili në këtë post ishte prej 15 tetorit të vitit 2010.

Qëllimi themelor i misionit EULEX në Kosovë, që ka filluar në vitin 2008, është ndihma dhe mbështetja e autoriteteve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit, me fokus specifik në sistemin gjyqësor.

Ky mision kryesisht përbëhet nga oficerët policorë, gjyqtarët, prokurorët dhe doganierët. 

Vendimi për emërimin e zotit Borchardt në krye të misionit EULEX në Kosovë, është marrë nga Komiteti për Politikë dhe Siguri i Bashkimit Evropian.