E premte, dhjetor 19, 2014 Kosova 11:44

Lajmet

Përleshje jashtë pallatit presidencial në Egjipt

KajroKajro
x
Kajro
Kajro
Mbështetësit dhe kundërshtarët e presidentit të Egjiptit, Muhammad Morsi, janë përleshur jashtë pallatit presidencial në Kajro, duke hedhur koktej molotovi në drejtim të njëri-tjetrit.

Dhuna mes dy grupeve ka nisur kur mbështetësit e Morsit kanë sulmuar kundërshtarët në një kamp, që kanë ngritur në kryeqytet.

Raportohet se policia, deri më tash, nuk ka ndërhyrë në përleshje.

Opozitarët kanë protestuar kundër dekretit të ri kushtetues, që ka nxjerrë presidenti dhe që i jep atij kompetenca gati të pakufizuara, si dhe kundër draftit të ri të kushtetutës.

Ata thonë se kushtetuta e re minon disa të drejta themelore. Protesta kundër saj janë zhvilluar për disa ditë me radhë, ndërkohë që Morsi ka caktuar 15 dhjetorin si datë për referendumin kushtetues.