E mërkurë, nëntor 26, 2014 Kosova 15:58

Lajmet

Kacin: Serbia e ka merituar datën e negociatave

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
x
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin, ka takuar sot në Bruksel kryeministrin serb, Ivcia Daçiq.

Dy zyrtarët kanë biseduar për zbatimin e Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM), të arritur muaj më parë midis Prishtinës dhe Beogradit.

“Serbia po ec në drejtim të duhur. Konsideroj se Këshilli i Evropës, shumë shpejt, do t’i ndajë asaj datën e negociatave për anëtarësim në BE. Sa më përket mua, Serbia e ka merituar”, ka thënë Kacin.

Mbrëmë në Bruksel, kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, janë pajtuar që deri në fund të këtij viti, të nisë zbatimi i IBM-së në katër vendkalime të përbashkëta kufitare.

Ky ka qenë takimi i tretë mes tyre, nën praninë edhe të kryediplomates evropiane, Catherine Ashton.

Takimet e tilla kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës e Serbisë.

Normalizimi u është vënë kusht të dyja vendeve për të avancuar në rrugën e integrimit evropian.