Ndërlidhjet

Thaçi i gatshëm të njoftojë Kuvendin për takimin në Bruksel


Hashim Thaçi
Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur edhe zyrtarisht gatishmërinë që të informojë ligjëvënësit e Kosovvës për takimin që ka zhvilluar në Bruksel me homologun e tij serb, Ivica Daçiq.

"Në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me Rregulloren për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive dhe në përputhje me Rezolutën e Kuvendit për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një shkrese zyrtare dërguar kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur gatishmërinë për t’i informuar deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës për takimin e tretë të zhvilluar në Bruksel mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Kryeministrit të Serbisë", thuhet në komunikatën e qeverisë.

Kryeministri i Kosovës ka ninformuar Kuvendin edhe për dy takimet e para të mbajtura në Bruksel.
XS
SM
MD
LG